Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” ndër të tjera do fokusohemi tek komentet në Trip Advisor.
Aty gjen një gamë të madhe komentesh që përshkruajnë eksperiencën e turistëve në destinacione të ndryshme, por AlpeNews.al zgjedh 2 të tilla, që tregojnë realitete të ndryshme nga njerëz dhe kombësi po ashtu të ndryshme.
Sot kemi përzgjedhur komente me në fokus Dhërmiun, ku turistit hollandez i ka bërë përshtypje punimet intensive që po bëhen në Dhërmi, ndërko shqiptari nuk heziton të shkruajë duke theksuar se është kohë zgjedhjesh, prandaj bëhen investime.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist:
Isha këtu disa ditë më parë, pak para se sezoni të hapet në fillim të majit. Punëtorët ishin të zënë duke sjellë më m rërë në plazh nga kamionë të vegjël. Gjithashtu u bënë shumë punë për të përgatitur plazhin dhe për të bërë ndryshime në skelë. Mbi të gjitha duket si një vend i mirë për të shijuar disa kohë në diell!
Ndërkohë një koment nga një shqiptar:
Investimet e vetme këtu bëhen në kohëhën e zgjedhjeve elektorale. Eja në një periudhë tjetër të vitit dhe shiko se sa punohet. Rrugët janë të tmerrshme.
/AlpeNews.al