Një fëmijë 6-vjeç është qëlluar mëngjesin e sotëm me breshëri kallashnikovi në Krastë të Martaneshit, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Një fëmijë 6-vjeç është plagosur mëngjesin e sotëm me automatik në Krastë të Martaneshit. Nga të dhënat e para raportohet se fëmija ka marrë tre plumba në pjesën e fytyrës. 6-vjeçari është transportuar në spitalin e Dibrës, ndërsa pritet mbërritja e helikopterit për ta transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, pasi është në gjendje shumë të rëndë.
Sipas policisë autori i plagosjes së fëmijës është Jetmir Koxherri 27-vjeç. Pas një konflikti mes Koxherrit dhe babait të 6-vjeçarit, 27-vjeçari ka marrë armën e zjarrit tip automatik duke shkuar dhe qëlluar në banesës të tij, por plumbat kanë kapur fëmijën, që është plagosur rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes dy personave, që në fund u plagos 6-vjeçari. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke vijuar hetimet.


