“Po të ishte sot për PD dhe LSI nuk do të kishim reformë në drejtësi, nuk do të kishte sot një prokuror të ri”, ka theksuar deputeti Taulant Balla për mediat. Sakaq Balla u shpreh se jane bere bashke ata qe ishin kundra reformes ne drejtesi. “Nuk bëjmë pazar në kurriz të drejtësisë”, tha Balla.
Pjesë nga fjala e Ballës
E dëgjuat Monikën e kishte hallin tek duart në xhepa se shqetësimin e tyre dimë. Janë bërë bashkë ata që nga 2014, kanë qenë kundër reformës në drejtësi.
Na kanë dhënë një mandat, që nuk mund të na hiqet as me tymuese e as me bidona.
Nuk mund ta ndaj PD dhe LSI çështjen e procedurës së zgjedhjes së prokurorit të ri.
Fakti që Berisha doli i pari në protestë, duket që Mona dhe Luli nuk e bënin dot dhe doli vet dhe sulmoi Gardën e Republikës.
Po të ishte sot për PD dhe LSI nuk do të kishim reformë në drejtësi, nuk do të kishte sot një prokuror të ri.
Unë jam shpresë plot se institucionet që punojnë nga Kushtetuta dhe Ligj, dhe KLP do të zgjedh Kryeprokurorin e Përgjithshëm.
/AlpeNews.al


