• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
2 KROÇERA NË PORTIN E DURRËSIT/ Ja çfarë vizituan 877 turistët në qendra…
Home
Destinacione

2 KROÇERA NË PORTIN E DURRËSIT/ Ja çfarë vizituan 877 turistët në qendra…

18 June, 2019 Lubjana.autor Destinacione

Që nga fillimi i vitit në portin e Durrësit janë ankoruar 11 kroçera me 2.194 turistë gjithsej-

TIRANË, 18 qershor/ATSH/- Në në orët e para të mëngjesit të sotëm në kalatat 4 dhe 5 të portit të Durrësit u ankoruan kroçerat “La Belle De L’Adriatique” dhe “Seven Seas Voyager”, me 877 turistë gjithsej.

Turistët e organizuar në grupe dhe nën kujdesin e operatorëve turistikë janë nisur me autobusë drejt qyteteve të Krujës, Beratit dhe Tiranës, ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale.

Një pjesë e tyre kanë preferuar të qëndrojnë në Durrës për të vizituar Muzeun Arkeologjik të qytetit si dhe Amfiteatrin antik.

Autoriteti Portual Durrës ka krijuar të gjitha kushtet për sigurinë edhe lëvizjen e turistëve në territorin portual.

Që nga fillimi i këtij viti në portin më të madh të vendit janë ankoruar 11 kroçera me 2.194 turistë gjithsej – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në APD.

Nga agjencia e lundrimit “Intermed Shipping” mësohet gjithashtu, se kroçera “La Belle De L’Adriatique” me një gjatësi prej 110 metra mbërriti në Durrës sot paradite, pas dy ndalesave në Sarandë dhe në Vlorë, ndërsa në mbrëmje vonë do të niset për në portin e Tivarit (Mali i Zi). Me këtë kroçerë po udhëtojnë 154 turistë nga shtatë vende të Evropës, 135 prej të cilëve nga Zvicra.

Kroçera “Seven Seas Voyager” ka një gjatësi 206 metra. Turi i saj 11-ditor përveç Durrësit përfshin disa nga portet e njohura turistike të Mesdheut, si Saint Tropez, Monte Carlo, Venecia, Sorrento, Venecia, etj. 723 udhëtarët e këtij turi vijnë nga 22 vende të ndryshme, por pjesa më e madhe janë turistë nga SHBA, 476 vetë, dhe nga Britania e Madhe, 97 të tjerë.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGJAJ ME TRUMP"/ Salvini: Italia, partner i parë i SHBA-ve
Previous article HIDHET SHORTI/ Ja kundërshtari i Teutës në Europa League

Lubjana.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT