• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Gjithë gënjeshtrat që duhen çmontuar nga transkriptimi i përgjimeve të shitura nga PD,  tek “Bild”
Home
Politikë

SHËNIM/ Gjithë gënjeshtrat që duhen çmontuar nga transkriptimi i përgjimeve të shitura nga PD, tek “Bild”

17 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

TemA

Përgjimet e botuara nga “Bild”, që duket se janë të montuara në zyrat e Partisë Demokratike në Tiranë, kanë një sërë pasaktësish të cilat shërbejnë për të montuar një skenë irreale të personazheve të përfshirë në fushatën e Dibrës.

Përveç faktit që u bë kujdes që përgjimet të zhurmonin thirrjen në Prokurori të Lulzim Bashës, ajo çka e bën edhe më flagrante përdorimin e gazetës gjermane nga Partia Demokratike, është pikërisht raporti mes materialit audio të publikuar në gjuhën shqipe, dhe tekstit sqarues të shkruar në gjermanisht dhe anglisht, mbi këtë material.

Çdokush është i lutur që të kontrollojë audion në gjuhën shqipe me tekstin shoqërues të shkruar mbi këtë material.

Një tekst që sipas të dhënave, rezulton të jetë shkruar në shqip dhe anglisht në Tiranë, e më pas dërguar gazettes, e cila thjesht e ka përkthyer në gjermanisht.

Le t’i shikojmë me radhë.

Arben Keshi, eksponenti që është i rregjistruar në audio teksa flet me kryeministrin Edi Rama, nuk rezulton të ketë qenë në atë kohë punonjës i Policisë së Shtetit.

Ai ka mbajtur detyrën e koordinatorit elektoral, përgjegjës për organizimin zgjedhor të Partisë Socialiste në Komunën e Maqellares, ku më parë ka qenë dhe kandidat për kryetar.

Është mëse e natyrshme që Partia Socialiste cakton objektivat e saj elektorale për rezultatet në çdo njësi administrative.

Përmbajtja e telefonatës së kryeministrit me Arben Keshin në këtë rast është tërësisht bisedë normale dhe nuk ka asnjë element që ta bëjë të dyshimtë, e aq më pak anti-ligjore.

Sajesat e shkruara nga Tirana dhe përkthyera në gjermanisht mbi materialin audio, shkojnë dhe më tej.

Në bisedën e Arben Keshit me ish-ministrin Gjiknuri, ky i fundit i përgjigjet shqetësimit të Keshit për presionin që po ushtronin deputetët dhe individë të dyshimtë, militantë të Partisë Demokratike në zonën ku Keshi ishte përgjegjës elektoral.

Gjiknuri i bën me dije se aty po vijnë dhe deputetët e Partisë Socialiste, ashtu sikurse dhe mbështetës të kësaj force politike, të cilët do të mbrojnë Keshin nga sulmet e njerëzve të dërguar nga Partia Demokratike.

Çuditërisht, gazetës “Bild” nuk ja kanë përkthyer audiot shqip, kur thuhet qartësisht se si ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka me 50 persona kanë ushtruar terror dhe kanë dhunuar përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Një tjetër gafë e qëllimshme rezulton tek biseda mes ish-ministrit Gjiknuri me të ashtuquajturin biznesmen, Bekim Krashi.

Ndryshe nga sa i është shkruar gazetës nga Tirana, Bekim Krashi nuk është biznesmen, por në fakt rezulton të ketë qenë një ndër funksionarët vendor dhe koordinator elektoral i Partisë Socialiste për Komunën Arras.

Në bisedën audio, të cilën mund ta dëgjojë kushdo, në asnjë moment kur flitet për transport, nuk përmendet fjala “lekë”.

Ajo është e shkruar vetëm në tekst nga Partia Demokratike në shqip e anglisht dhe përkthyer nga “Bild” në gjermanisht.

Gjithashtu, në asnjë moment në audio nuk përmendet shprehja “kjo është punë shteti” nga ish-ministri Gjiknuri.

Mjafton të dëgjohet audio në shqip dhe kushdo e kupton se ai shprehet “ju edhe jeni mbështetës” e më tej “kërkoni mbështetje”.

Në kontekstin në të cilin zhvillohen zgjedhjet, është qartësisht e kuptueshme se të gjitha kampet janë mobilizuar maksimalisht për të sjellë mbështetësit e tyre në kutitë e votimit.

Duke qenë se Bashkia e Peshkopisë ka njësitë administrative në zona të thella malore, forcat politike angazhohen për të mundësuar transportin e mbështetësve të tyre drejt qëndrave të votimit në ditën e zgjedhjeve.

Ky është në fakt dhe thelbi i bisedës së regjistruar mes koordinatorit elektoral të PS-së në Arras, Bekim Krashi dhe ish-ministrit Gjiknuri.

Edhe në këtë bisedë, qartësisht nuk ka asgjë të çuditshme dhe as anti-ligjore.

Çudia në fakt qëndron tek materiali i dërguar gazetës nga Tirana.

“Bild” nuk e konsideron problem faktin që po sipas audios, del qartë se kryebashkiaku demokrat Xhelal Mziu po organizon 300 persona nga Kamza për t’i dërguar ditën e zgjedhjeve në Lurë.

Ndërsa e konsideron skandal që Partia Socialiste merr masat që të garantojë transportin e mbështetësve të saj nga fshatrat deri tek qendrat e votimit.

Madje shkon më tej duke e marrë për të mirëqenë përkthimin anglisht që i është shkruar nga Partia Demokratike, duke shtuar fjalë të pathëna e duke shpikur biznesmenë të paqenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITON "ARENËN KOMBËTARE"/ Presidenti Duka “tremb” tifozët: Edhe afati i shtatorit nuk mund të… arrihet
Previous article DHUNË NË FAMILJE DHE.../ Brenda 24 orëve 3 të arrestuar në Berat

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT