• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E MATIT/ Dënohet me burg PËRJETË autori i vrasjes së 3 personave  (EMRI)
Home
Breaking News

MASAKRA E MATIT/ Dënohet me burg PËRJETË autori i vrasjes së 3 personave (EMRI)

17 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata ka vendosur burg përjetë për 51-vjeçarin Kujtim Koxha, i akuzuar për vrasjen e trefishtë në fshatin Shëlli të Matit, më 11 tetor të vitit të kaluar.

Më 11 tetor të vitit të kaluar, Koxha u konfliktua me punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve të Bashkisë Mat, të cilët po rikonstruktonin rrugët e fshatit Shëlli.

Në sallën e gjyqit, autori i dyshuar i ngjarjes është shprehur se vrasjen e ka kryer në kushtet e tronditjes, pasi njëri nga viktimat, Erzen Alia, e ka goditur dhe e ka fyer.

Pas një konflikti verbal, Koxha është larguar nga lokali i fshatit për t’u rikthyer më pas me një armë automatik. Ai ka hyrë në lokalin ku punëtorët po drekonin, duke zbrazur një karikator automatiku. Si pasojë e të shtënave humbën jetën Erzen Alia dhe Mentor Hoxha, punëtorë të bashkisë, si dhe Hamit Buci, banor i fshatit Shëlli.

NGJARJA

Sherri mes Kujtim Koxhës dhe punonjësve të Bashkisë Mat kishte nisur që në orët e para të mëngjesit të 11 tetorit, kur me fadroma dhe me mjete të tjera punëtorët filluan punën për të rehabilituar rrugën ekzistuese të fshatit Shëlli. Një dëshmitar i ngjarjes deklaroi për Policinë se duke i kërcënuar, 51-vjeçari Koxha iu ka kërkuar punonjësve që të largohen dhe të mos merren me rrugën.

Ai ishte i ulur në lokal duke pirë raki me një prej viktimave, Hamit Bucin, i cili ishte banor i fshatit ku po kryheshin punimet. “A keni ardhur për fushatë që rregulloni rrugën tonë ju të bashkisë, apo doni të merrni ndonjë votë në fshatin tonë”, mësohet se u ka thënë Koxha punëtorëve, të cilët më pas i ka sharë dhe i ka kërcënuar, duke u thënë se do t’i vriste.

“S’keni punë këtu ju të bashkisë, që vini të rregulloni rrugët vetëm për vota. Po te shtëpia ime, pse nuk vini që ta rregulloni rrugën, apo se unë jam i PS-së?”, u është drejtuar autori punonjësve. Viktimat i janë përgjigjur se nuk ishte periudhë fushate, por se kishin një projekt dhe detyrë të dhënë nga bashkia, me qëllim rehabilitimin e rrugës ekzistuese dhe do vazhdonin punën. Në këto momente, Koxha ka tentuar të qëllojë me grushte njërin prej punëtorëve, të cilit i kanë dalë në mbrojtje banorët e zonës duke ndërhyrë dhe larguar Kujtimin Koxhën. Hamit Buci ka tentuar të qetësojë situatën, por 51-vjeçari që dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit është larguar duke i kërcënuar: “Mbajeni mend çfarë kam për t’ju bërë po nuk u larguat…”.

Rreth 2 orë e gjysmë më vonë, kur punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë ulur për të ngrënë drekë bashkë me Hamit Bucin, që ishte mik i autorit, ky i fundit ka ardhur me shpejtësi nga jashtë me një armë zjarri kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të punëtorëve duke bërtitur: “Do ju vras të gjithëve…”

Në këto momente ka ndërhyrë kryeplaku i zonës, që i ka lëvizur armën që ka qëlluar në tavan, për pasojë Mentor Hoxha ka mbetur i vdekur në vend, Hamit Buci 45 vjeç, Erzen Alia 50 vjeç dhe Astrit Hani 41 vjeç janë plagosur. Buci dhe Alia u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës, por pak minuta pas mbërritjes së Tiranë, kanë ndërruar jetë njëri pas tjetrit.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATLETICO "TËRBOHET" NË MERKATON E VERËS/ Gati të japë 120 milionë euro për super talentin portugez...
Previous article HOROSKOPI DITOR/ Shumë surpriza sot, ja kush janë dy shenjat më me FAT

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT