• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITËLINDJA QË U KTHYE NË MORT/ Si ndodhi aksidenti që u mori jetën prindërve dhe vajzës që festoi 22-vjetorin
Home
Aktualitet

DITËLINDJA QË U KTHYE NË MORT/ Si ndodhi aksidenti që u mori jetën prindërve dhe vajzës që festoi 22-vjetorin

17 June, 2019 enxhi.autor Aktualitet

Një aksident tragjik ndodhi dje në orët e para të mëngjesit te rrethrrotullimi i TEGut, në rrugën Elbasan-Tiranë.

Tre persona të një familje, prindërit dhe vajza e tyre e vogël, humbën jetën, ndërsa u plagos rëndë, duke mbetur në gjendje kome, vajza tjetër që ndodhej në të njëjtën makinë me ta. Policia tha se i plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit, një 32- vjeçar, i afërm i familjes, i cili është në gjendje më të stabilizuar.

Viktimat janë çifti Bardhok e Valentina Bibaj, 62 e 54 vjeç, si dhe vajza e tyre 22-vjeçare Florida Bibaj, e cila kishte festuar ditëlindjen. Ndërsa vajza tjetër, Xhuljana Bibaj, 26 vjeçe, është plagosur rëndë duke kaluar në vdekje klinike. Drejtuesi i makinës tip “BMW”, me targë AA472 PE, 32-vjeçari Arlintin Alia, nga Puka, i afërm i familjes Bibaj, ka marrë plagë të shumta, por sipas Policisë është nën kontrollin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur viktimat po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje. Vajza e vogël e çiftit Bibaj, që po ashtu humbi jetën në aksident, sapo kishte festuar 22-vjetorin e lindjes dhe po ktheheshin drejt banesës në Bathore të Tiranës.

AKSIDENTI

“Në aksin rrugor ElbasanTiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin Arlintin Alia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët Bardhok, Valentina e Florida Bibaj. Xhuljana Bibaj, 26 vjeçe, ka kaluar në vdekje klinike dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e Tiranës. Viktimat janë anëtarë të një familjeje me origjinë nga Mirdita, me banim në Bathore.

Dy prindërit dhe vajza e tyre e vogël, bashkë me disa të afërm të tjerë, kanë qenë duke festuar ditëlindjen e 22- vjeçares që humbi jetën, në një lokal në rrugën e Elbasanit. Pas tyre, në një tjetër makinë, po udhëtonin në një distancë shumë të afërt me makinën që u përplas, edhe pjesa tjetër e familjes. Ata kanë qenë me një makinë tip “Mercedez Benz”. Në një video të publikuar në media, dëgjohet duke bërtitur vajza tjetër e çiftit, që ndodhej në makinën tjetër, derisa në vendngjarje mbërrijnë dy autoambulanca. 111

Vendi i aksidentit

Shkaku i ngjarjes

Ekspertë të Policisë Rrugore që kanë mbërritur në vendngjarjen, duke bërë këqyrjen dhe matjet përkatëse, kanë përcaktuar paraprakisht edhe shkakun e aksidentit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se automjeti, me të cilin udhëtonin viktimat, ka qenë me një shpejtësi mbi 110 km/h, në momentin që ka humbur kontrollin.

Të njëjtat burime thanë se ka dyshime se drejtuesi i mjetit mund ta ketë humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, duke përshkuar mes për mes rrethrrotullimin e më pas është përplasur me një nga bordurat anësore të rrugës, duke sjellë përmbysjen e makinës.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të tre anëtarëve të familjes Bibaj. Nuk dihet ende nëse ka qenë ndonjë pakujdesi e shoferit, gjendja e përgjumjes apo nëse ai kishte konsumuar alkool. Për të përcaktuar nivelin e alkoolit, priten analizat e gjakut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEYMAR I BEFASUAR/ PSG-ja e gatshme të dëgjojë ofertat për shitjen e brazilianit
Previous article "DY PERSONA MË KANË HYRË NË SHTËPI"/ Si u kap hajduti pas telefonatës. Kur po i ndiqte policia…

enxhi.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

PROTESTA/ Emigranti: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Emigranti: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT