Një lokal është shkrumbuar nga flakët në Lezhë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit në afërsi të tregut të qytetit.
Ende dihen shkaqet e zjarrit që ka përfshirë lokalin, por paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


