• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA ME IRANIN/ Shefi i Pentagonit: Po punojmë për një konsensus…
Home
Nderkombetare

SITUATA ME IRANIN/ Shefi i Pentagonit: Po punojmë për një konsensus…

15 June, 2019 Lubjana.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan, njoftoi se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të formojnë një “konsensus ndërkombëtar” në Lindjen e Mesme, pas sulmeve ndaj dy anijeve çisternë në Gjirin e Omanit.

Zoti Shanahan u tha gazetarëve në Pentagon se Irani nuk është një problem vetëm i Shteteve të Bashkuara, por se tashmë ai është një problem ndërkombëtar.

Shefi i Pentagonit tha gjithashtu se për shkak të rëndësisë së Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e karburantit të botës, ushtria amerikane po harton edhe plane veprimi në rast se përkeqësohet situata.

Dje ushtria amerikane qarkulloi filmime ku duket një anije ushtarake iraniane që i afrohet anijes çisternë japoneze për të tërhequr një minë detare të pashpërthyer.

​ Megjithë mohimet e Teheranit, Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi dje Iranin për sulmet ndaj dy çisternave të naftës. Presidenti Trump i tha kanalit Fox News, se “Irani e ka bërë” këtë sulm dhe shtoi se përpjekjet e Iranit për mbylljen e ngushticës së Hormuzit nuk do të dalin me sukses. Presidenti Trump i diskutoi sulmet edhe gjatë një bisede telefonike me kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili sapo pati vizituar Teheranin, në një përpjekje për të ulur tensionet.

I pari që akuzoi Iranin për sulmet ishte Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili tha se “ky konkluzion bazohet tek të dhënat e zbulimit, armët e përdorura, niveli i ekspertizës që duhet për të ekzekutuar një operacion të tillë, sulme të tjera të ngjashme të kryera nga Irani ndaj anije të mallrave, si dhe fakti që asnjë grup tjetër në rajon nuk ka burimet dhe zotësinë të veprojë me një nivel kaq të lartë sofistikimi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 20 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS/ Kosnett: Të zhvendosë vëmendjen nga e kaluara
Previous article PROTESTA E 21 QERSHORIT/ Basha: Do jetë varreza politike e Edi Ramës

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT