Eshte nderprere serish seanca parlamentare. Kanë qene deputetët e PD ata të cilet tentuan të zinin foltoren. Përplasja erdhi pasi Ruçi njoftoi se nuk do të hiqej nga rendi i ditës zgjedhja e Prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. Në atë moment e kishte ministri i mjedisit Blendi Klosi.
….
Nuk ka shans kushtetuta ua thotë qartë nuk keni te drejte doni ta merrni me zor. Qytetaret shqiptare kanë të drejtë të marrin në dorë fatin e tyre. Ne nuk do të lejojmë në asnjë sekondë të kthehemi në një fasadë të kësaj vepre antikushtetuese. Kushtetuta është urdhri i popullit dhe ju keni detyrimin ta zbatoni. Tërhiquni tani ose do të përballeni me pasojat.
…..
Pas Berishës fjalën e merr Basha duke drejtuar një kërkesë. Ku tha se kanë një kërkesë me shkrim se Kushtetuta nuk ta lejon zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm, nuk mund të zgjidhet pa 3/5 dhe pa vetting.
…..
Kryetraja e LSI Monika Kryemadhi kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës çeshtja e Prokurorit te përkoheshm. Duhet ndërprer seanca per rendin e ditës. Ceshtja e prokurorit nuk eshte në rendin e dites. Shquheni per hile, tha Kryemadhi, hilacakët e mëdhenj jeni ju. Nuk ka per vazhduar kjo histori. Nes doni nje prkuror qe te mbuloje zollumet tuaja, kjo ka marre fund
….
Rinis seanca parlamentare. Fjalën e merr Berisha. Ai shprehet se kjo ishte e padrejtë pasi fjalën e kerkoi me procedurë.
Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca. Kjo ka ndodhur sapo është afruar afër foltores Sali Berisha. Eshte garda ajo e cila ndalin Berishën të flas.
…..
Ka nisur grumbullimi i protestuesëve para Parlamentit. Qëllimi i kësaj proteste është ndalimi i zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm
Nis seance e parlamentit. Në rend të ditës është edhe votimi i kandidatës për Prokurore të Përgjithshme të përkohshme. Sakaq jashtë parlamentit janë mbledhur protestuesit nga PD dhe LSI për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të përgjithshëm.
Në fjalën e tij Lulzim Basha tha : “Një nga ditët më të rënda për qytetarët që duan një vend demokratik. Sot në dhunim flagrant të kushtetutës, qeveria po kërkon të marë një pushtet që nuk i takon që e ka të ndaluar ti afrohet. Kjo është një seancë antikushtetuese, tinëzare. Legjistlativi ekzekutivi dhe drejtesia duhet te jene te ndare nga njeri tjetri. Kushtetuta dhje reforma ne drejtesi ja dnalon shprehimisht një force politike emerimin e prokkurorit të përgjithshëm. Hiqni duart nga pushteti i drejtësisë, mos vazhdoni të bllokjoni hetimet e vangjush dakos dhe saimir tahirit, për koncesionet, për qindra milionë euro mtë shqiptarëve të shpërdoruara nga psuhteti. Ky është momenti kur në emër të kushteetutë ju kërkoj të tërhiqeni ose në të kundërt do të përballeni me pasojat”.
Përgatiti: AlpeNews.al


