• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOCIONI I ÇUNAVE TË SHIJAKUT”/ Deklarata e çuditshme e zëdhënësit të Ilir Metës me sloganin e opozitës
Home
Politikë

“MOCIONI I ÇUNAVE TË SHIJAKUT”/ Deklarata e çuditshme e zëdhënësit të Ilir Metës me sloganin e opozitës

15 June, 2019 F.autor Politikë

Ka zgjedhur sërish sloganin e opozitës, me të njëjtin që përdori për herë të parë ditën kur doli publikisht dhe tha se ka vendosur të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit. Këtë radhë, jo presidenti Ilir Meta, por është këshilltari i tij, Tedi Blushi, i cili në një status në Facebook, përmend sërish sloganin e opozitës. Shqipëria si gjithë Evropa! Në reagimin e tij, Blushi thotë se rezoluta e Partisë Socialiste dhe nisja e procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, në vetvete kërkon të instalojë “Narko-Republikën”. Zëdhënësi i Metës thotë se Presidenti është zgjedhur nga një parlamenti legjitim, ndërsa parlamentin e sotëm e quajnë jolegjitim. Mocioni i “çunave të Shijakut” – thotë Blushi – do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë

“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!”, shkruan zëdhënësi i Presidencës në rrjetin social Facebook, një njoftim i shpërndarë për mediat edhe në grupin zyrtar të presidencës në Whatsapp.

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta i coi një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tu informuar se sa është numri aktual i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Parlamentit aktualisht i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante.

Më herët opozita i ka kërkuar kreut të shtetit që të shpërndajë parlamentin me argumentin se është ilegjitim, pasi nuk ka 140 deputetë, tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit. Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur nuk arrin të emërohet Kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON ME "ÇMENDURITË"/ Ja ku do të festojë Klopp ditëlindjen e 52-të
Previous article NUK KA TË NDALUR TELASHET PËR CR7/ Ronaldon e marrin sërish në… (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT