Vihet në pranga Hasan Kanaçi 48-vjeç, personi i cili ndihmoi nga brenda grabitësit e miliona eurove në datë 9 prill në aeroportin e Rinasit.
Sipas policisë gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, e cila dyshohet se është një pjesë nga shuma e parave të grabitura në Rinas.
AlpeNews.al ka siguruar FOTON, e bashkëpunëtorit në grabitjen e Rinasit:
Historiku i grabitjes:
Në grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 prill u morën miliona euro në vetëm pak minuta, teksa grabitësit u futën në pistë me një fugon të modifikuar ‘hetimi tatimor’.
Pas largimit të grabitësve gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë u vra Admir Murataj i cili dyshohet se ishte edhe organizatori i kësaj vjedhje spektakolare.
Deri më tani policia ka vënë në pranga 6 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala.
Pas ngjarjeve në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.
Përgatiti: AlpeNews.al



