Vizitorë të shumtë edhe këtë vit shijuan një super festë në Lumin e Shalës, i cilësuar si “Tailanda shqiptare”.
Të pranishmit u argëtuan në një festë mes kanionit gjarpërues, ku përveç muzikës live shijuan dhe bukuritë natyrore që ky vend ofron.
“Festa e Lumit të Shalës për të dytin vit radhazi. Promovim i një prej destinacioneve të reja, por mjaft të frekuentuara në Alpet Shqiptare.
Aktivitete në natyrë, lundrime, eksplorime, kamping, kulinari tradicionale dhe performanca artistike, mundësi e shtuar për zhvillimin e turizmit dhe të ofertës turistike”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, raporton ata.
Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në dy vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare.
Izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron turistëve aventurier një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët.
Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.