• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KALA FESTIVAL”/ Dhërmiu mbledh mijëra turistë, të huajtë: Është mrekulli…
Home
Ne sytë e të huajve

“KALA FESTIVAL”/ Dhërmiu mbledh mijëra turistë, të huajtë: Është mrekulli…

14 June, 2019 k.autor Ne sytë e të huajve

Turistët e huaj janë rikthyer në Dhërmi pas përshtypjeve krejt pozitive që patën vitin e shkuar. Këtë herë ato do të shijojnë muzikën e eventit Kala Festival.

“Kjo është hera e shtatë që vij në Shqipëri dhe hera e dytë në festival. Fantastike, është fantastike do të vazhdoj të vij”, tha një turist anglez.

“ Unë jam nga Franca, Parisi dhe nuk është kjo hera e parë në Shqipëri. Të  them të vërtetën falë ish të dashurës sime që është shqiptare e kam dashuruar këtë vend.  Dua të them pamja këtu është e mrekullueshme, sigurisht edhe vajzat po aq shumë”.

Rrugët dhe plazhet tashmë janë të mbushur me të huaj, ku për dy javë në Dhërmi vështirë të dëgjosh shqip.

“Jam nga Londra, por e dua Shqipërinë tuaj”, thotë një tjetër i huaj.

Pritet që mbi 5 mijë turistë të bëhen pjesë e këtij Festivali që organizohet për herë të dytë në Dhërmi. Ai do të zgjas nga data 12 qershor deri më 19 qershor dhe faza e dytë do të nis mbrëmjen e 20 qershorit deri më 25 qershor.

“Dhërmiu është thesari i pazbuluar i Europës dhe ja pse u rikthyem. Viti i kaluar ishte një provë dhe tani kemi 3 mijë turistë në javën e parë  dhe 2 mijë në javën e dytë”, tha Rob.

“Absolutisht një dashuri!  Deti është fantastik, njerëzit shumë miqësorë dhe po, mendoj se është një vend mrekulli ku patjetër duhet të vish!”, thotë turistja.

“Krahas muzikës dhe bregdetin tonë të mrekullueshëm, pjesmarrësve në këtë aktivitet të cilët sivjet vijnë nga e gjithë bota jo vetëm Anglia, jemi përpjekur tu sigurojmë sigurinë maksimale dhe kujdesin e duhur mjekësor gjatë kohëzgjatjes së Festivalit”, tha Alina.

“Sinqerisht, jam vërtet me fat që jam këtu, me këtë pamje! Vij nga Amerika, por që Dhërmiu po më pëlqen shumë, i pakrahasueshëm. Patjetër që do të rikthehem!”, vazhdoi të rrëfejë një tjetër.

“E dua Shqipërinë, uji i kaltër, gjithçka është e bukur”, u shpreh një tjetër. “ Kjo zonë është vërtet e bukur , me malet dhe bregdetin gjithashtu. Do të kthehem këtu, po”, përfundoi një tjetër.

Jo vetëm turistët janë të mirëpritur por edhe të gjithë vendasit që preferojnë të festojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje këto ditë të nxehta qershori, në Kala Festival.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY MEGA-OPERACIONE NË ELBASAN/ Lleshaj: Një goditje e rëndë ndaj krimit
Previous article TAKIMI NË PATOS/ Rama: Ilir Meta i fryn konfliktit civil, presioni i plakut (Berishës) s'mund t'i largojë socialistët

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT