• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHESË NË HETIMET PËR VRASJEN E ARBEN BILALIT/ Dalin prova të reja, atentatorët dyshohen të huaj
Home
Aktualitet
Kronikë

KTHESË NË HETIMET PËR VRASJEN E ARBEN BILALIT/ Dalin prova të reja, atentatorët dyshohen të huaj

14 June, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe pse policia e Tiranës vuri në pranga Gjergj Cukalin, si një nga personat që ka marrë pjesë në ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali, në 30 janar të këtij viti, hetimet vijojnë të jenë ende të hapura, për shkak të disa gjurmëve të tjera gishtatsh të fiksuara në makinën e përdorur nga atentatorët.

Burime pranë policisë bëjnë me dije për gazetaren e Report TV, Xhensila Kodra, se gjurmët e fiksuara në disa pjesë të ndryshme të automjetit tip “Mercedez Benz CLS”, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores pak orë pas ngjarjes dyshohet të jenë të autorëve të krimit.

Por, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se pikërisht këto gjurmë gishtash nuk ekzistojnë të regjistruara në sistemin e territorit shqiptar. Lidhur me këtë fakt, thanë burimet, dyshimet janë se atentatorët mund të jenë shtetas të huaj e vrasës me pagesë. Këto dyshime kanë bërë që autoritetet Shqiptare t’u drejtohen disa shteteve të huaja, ku u kërkohet për të identifikuar këto gjurmë gishtash.

Gjergj Cukali u arrestua pasi përgjigjia e AND-së të gjetur në një bidon uji plastik brenda në makinë, ishte e tij. I arrestuar si bashkëpunëtor në ngjarje është edhe Arben Xhetanin.

Vrasja e Arben Bilalit
Zinxhiri i vrasjeve në Tiranë godet sërish familjen Bilali. Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, mesditën e sotme në zonën e Selitës është ekzekutuar me tre plumba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë. Ndonëse ishte ruajtur prej vitesh duke u ngujuar, ka qenë ora 14:30 minuta të ditës së sotme kur ndaj Arben Bilalit, 50-vjeç, është hapur zjarr vdekjeprurës nga një automjet tip “Mercedens Benz” me ngjyrë të zezë dhe me targa të huaja. Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet që është pasur me disa atentate të përgjakshme. Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Arben Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Arben Bilali ishte banor i zonës së Selitës dhe ngjarja ka ndodhur pak metra larg banesës së tij teksa ai ishte duke ecur në këmbë. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET LISTA E RE/ 10 vendet e para në renditjen e FIFA-s, ja kush kryeson
Previous article "NË BURG, O NË BURG"/ Qytetarët "MASAKROJNË" Ilir Metën: O gjak pirësi i popullit shqiptar, ti bashkë me... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT