• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ E djathta zbulon se saga epike, është një serial i majtë
Home
Politikë

“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ E djathta zbulon se saga epike, është një serial i majtë

13 June, 2019 F.autor Politikë

“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ (Sezoni 4, Episodi 10)

E djathta zbulon se saga epike, është një serial i majtë

Nga ALFRED PEZA

E ndërsa të dyja kampet ishin bërë gati për lëvizjen e madhe të radhës, nga përtej “Murit” erdhi një letër publike. Kur “5 Mbretërit” sfidantë për “Fronin e Shpatave” të “Mbretërisë shqiptare në Ballkan” e lexuan atë me një frymë.
E ë fund, në vend që të gëzoheshin, u dekurajuan aq shumë, a thua se kishin humbur “Luftën e Madhe” të 30 Qershorit.
Sipas një shkrimi autori i “Game of Thrones” George R. R. Martin kishte zbuluar publikisht sesi i kishte lindur ideja e sagës së madhërishme:
“Po ecja në një pyll, kur papritmas jam ndeshur me skeletin e një ujku. Nga ky imazh ka lindur një univers i tërë i përbërë nga krijesa fantastike, gjysmëujq dhe sidomos nga individë që jetojnë e luftojnë për të futur në dorë “Fronin e Shpatave”, i farkëtuar me të gjitha shpatat që janë copëtuar për ta ndërtuar. Një fron i sikletshëm, që deri edhe mund ta plagosë atë që i ulet shkujdesur.”
Kjo i shqetësoi pa masë si dy “Mbretërit” e “Mbretërisë Shqiptare të Perëndimit”, Sali Berisha e Ilir Meta, por edhe atë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Të tre e kishin tashmë publike afeksionin e veçantë për pyjet, për kafshët dhe skeletet e tyre.
Ata ishin ngjitur majemalesh, sa herë që kishin patur mundësi, duke u kujdesur që banorët e mbretërive të tyre të mësonin kur ata i thyenin rekordet si në gjatësi, ashtu edhe në lartësi apo në numrin e pompave majë e rrëzë pemëve.
Ndaj këtë e morën si një provokim të Edi Ramës ndaj tyre. Menduan se ai duhej të kishte korruptuar patjetër një nga Dragonjtë e zjarrit dhe e kishte çuar në anën tjetër të Murit me mision, për të bër këtë shkrim. Në mënyrë që mbështetësit e tyre të dekurajoheshin.
Ata ishin tërbuar më shumë kur kishin marë vesht se kishin filluar të qarkullonin edhe traktate me titujt: “Të fitosh apo të vdesësh. Leksione politike nga Game of Thrones”,«Kush komandon e kush bindet». Në njërën prej tyre shkruhej se:
“Game of Thrones” zbulon një gjurmë politike, jo aq pse tregon të vërtetën lakuriq që fshihet pas çdo “sistemi” të strukturuar; Prirjen për ruajtjen e pushtetit dhe si lufta për krijimin e një rendi të ri i paraprin dhe përcakton mundësinë dhe kufijtë e konfliktit edhe në “Botën shqiptare në Ballkan”.
Kjo i trembi shumë “5 Mbretërit” sfidantë sepse kuptuan se ata matanë “Murit” kishin filluar që të mbështesnin Edi Ramën, duke e komplikuar shumë sfidën e tyre për ta rrëzuar nga “Froni i shpatave” me 30 Qershor.
Kulmi ishte kur në fillim të traktatit më me ndikim sot në botë shkruhej: Kush duhet t’i qeverisë “7 Mbretëritë”? E më pas paralajmërimi: Të gjithë duhet të jemi vigjilentë, të luftojmë dhe ta mbajmë kokën lart duke eksploruar imazhet që njerëzit kanë për aspektet gjeografike, ose “për botët që gjenden në mendjen e njerëzve”.
“Lannister, Targaryen, Baratheon, Stark dhe Tyrell janë si rrezet e një rrote. Herët a vonë, një tjetër dhe një tjetër akoma. Rrota vazhdon të rrotullohet duke e shtypur këdo që ndodhet në terren. Unë do ta prish rrotën”. Por çfarë do ta mbushë boshllëkun e gjeneruar nga fundi i historisë si konflikt brutal midis elitash me kujtesë paretiane? Çfarë do ta pasojë shkatërrimin e kësaj unaze të pushtetit?”
“Mbretërit” sfidantë ishin tmerruar. E si një “Mbret” plak, ai përdori një nga ato truqet e tij të papritura, që e nxirrnin gjithnjë nga situata. Ndaj për ti qetësuar “fëmijët” e tij “Mbretër” përdori një frazë të “Game of Thrones”:
‘Mendoj se prindërit i shpikën Zotat, sepse donin që fëmijët e tyre të flinin mirë natën”.
E si për ta çuar më lart moralin e gjindjes, Ilir Meta i mësuar tashmë me këtë mënyrë të funksionuari, e pasoi: “Siç thotë edhe babai im: Është më mirë të jesh burracak për 1 minutë, sesa i vdekur për gjithë jetën”.
Ndaj, “Game of Thrones” mund të jetë një serial i majtë, por “Froni i Shpatave” i takon të djathtës”,- i vuri kapakun bisedës “Mbreti” plak, për herë të parë me një ton që nuk ishte i harmonizuar me pamjen e tij.

Kaq edhe për sonte…
Ju çoj të fala të gjithëve!

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019
(Vijon nga 1 maj)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PA ZHURMË/ Morena Taraku na prezanton me shtëpinë e re luksoze të saj (FOTO)
Previous article PENALLTITË RAMOS APO HAZARD? Ja si përgjigjet belgu pas prezantimit te Reali

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT