Një pedofil 55-vjeçar ka pranuar krimin për sulmin e një fëmije në tualetin e një salle kërcimi në nëntor të vitit 2018.
Anthony Peter Sampieri u shpall fajtor për tetë akuza, përfshirë përdhunimin e një fëmije.
Ai ndaloi një 7-vjeçare në tualetin e një studio kërcimi, i mbajti frymën dhe e përdhunoi. Sulmi ndaj të miturës përfundoi kur dy persona hynë në banjo dhe ia hoqën vajzën nga duart.
Të enjten, ai pranoi ndalimin e vajzës, përpjekjen për ta mbytur në mënyrë që të kryente një vepër të rëndë, kryerjen e veprimeve të pahijshme dhe filmimin e tyre si dhe plagosjen me qëllim për ti shkaktuar dëme të rënda në trup.
Përveç tyre, përdhunuesi akuzohet për 29 kërcënime me telefon disa javë para sulmit në sallën e kërcimit. Ende nuk dihet me sa burg do të dënohet Anthony për të gjitha akuzat.


