• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Fino: Meta kërcënoi shqiptarët se po nuk hyri PD-LSI në zgjedhje ka luftë
Home
Politikë

SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Fino: Meta kërcënoi shqiptarët se po nuk hyri PD-LSI në zgjedhje ka luftë

13 June, 2019 F.autor Politikë

Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka deklaruar prerë nga foltorja e Kuvendit se me dekretin për anulimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve vendore, Presidenti Meta, ka kërcënuar shqiptarët “se nëse PD-LSI nuk hyn në zgjedhje do të kemi luftë”.

‘Presidenti ka kërcënuar shqiptarët duke lajmëruar nga podiumi i presidencës se nëse PD dhe LSI nëse nuk hyjnë në zgjedhje do të ketë luftë, si e kërcënon kështu popullin tënd? Ky është atentati më i madh që i është bërë sovranit e popullit. Si ish kryeministër në një moment shumë të vështirë dhe deputet për një kohë të gjatë unë e di që pluralizmi është instrumenti i sovranitetit që ushtrohet nga zgjedhjet. Shumë militantë do të donin që presidenti të shkarkohej sot, dhe i mirëkuptoj, janë po ata që na panë me inat kur e votuam, por them se gabimin që kemi bërë nuk e thellojmë duke e shkarkuar, le ta lëmë atë ta thellojë deri në fund”- tha Fino.

Sipas Finos, Presidenti ka të drejtë të caktojë datë, por jo të ndryshojë mendje e të bëhet pishman dhe ta anulojë atë.

‘Presidenti ka kry punë. Presidenti ka kry punë me zgjedhjet sa herë që afrohen afatet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor dhe sa herë që merr letrat afatet e radhës dhe kalkulon datën e zgjedhjeve. Është njësoj sikur mjafton të grisësh kalendarin dhe data zhduket nga qarkullimi. Presidenti parashikon të thotë që po nuk e nxori ai dekreti nuk ka zgjedhje. Ka një arsyetim pse kushtetua dhe kodi i kanë lënë në dorë presidenti të nxjerrë vetëm dy data, ua them unë; sepse ka pasur dhe presidentë të tjerë si ky që besonin se caktimi i datës besonin se është privilegj i tyre, por kushtetuta nuk parashikon që ai mund të bëhej pishman dhe ti binte me grusht dhe të ndryshonte datën”- tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITI QIPRON/ Gjendet viktima e fundit e vrasësit serial, një vajzë 6-vjeçare
Previous article SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Braçe-Metës: Në 30 qershor në zgjedhje, dekreti, krim kushtetues

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT