Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot datën e lindjes në një situatë jo fort optimale për opozitën dhe aksionin që ka ndërmarrë prej muajsh.
I lindur në 12 qershor të 1974, Basha mbush sot plot 45 vjeç, me një karrierë të spikatur në një moshë të re në politikën shqiptare.
Ishte Ilir Meta, kryetar Kuvendi që u kujtua për Bashën 3 vite më parë në kohën kur kriza politike kishte në fokus miratimin e Reformës në Drejtësi. Meta i dërgoi Bashës 42 trëndafila blu, që simbolizonin vitet e lindjes dhe ngjyrën e demokratëve.

Po këtë vit? A do të kemi një urim nga politika për kryedemokratin. Dita është e gjatë…por socialistët mund ta gjejnë kohën që përveç 28-vjetorit të themelimit, të ngrejë një dolli edhe për Bashën.


