• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHET DOSJA E “ATENTATIT” NDAJ TOM DOSHIT/ Durim Bami kërkon 8.4 milionë lekë dëmshpërblim
Home
Politikë

RIKTHET DOSJA E “ATENTATIT” NDAJ TOM DOSHIT/ Durim Bami kërkon 8.4 milionë lekë dëmshpërblim

12 June, 2019 F.autor Politikë

Durim Bami personi i dënuar për kallëzim të rremë ndaj atentatit të deputetit Tom Doshi kërkon nga shteti dëmshpërblim për burgim të padrejtë.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht kërkesën e Durim Bamit i cili thotë se ka qëndruar plot 839 ditë në masë sigurie arrest në shtëpi padrejtësisht kur nga gjykata ai është dënuar 8 muaj.

Siç dhe shihni në këtë faksimile paditësi Durim Bami kërkon nga gjykata të pranojë kërkesën për vuajtjen e padrejtë të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për 2 vjet e 5 muaj e 19 ditë.

Kjo padi tashmë është regjistrua në gjykatën administrative tiranë dhe pritet që kjo gjykatë të vendos nëse do e pranojë apo jo.

Nisur nga kronologjia e proceseve të ngjashme në rast të masave apo dënimeve më tepër apo padrejtësisht gjykata administrative automatikisht ka shpërblyer paditësit.

Sipas ligjit kompensimi financiar në padit për burgime të padrejta dëmshpërblehen me 2 mijë lekë për një ditë burgim dhe 3 mijë lekë për një ditë paraburgim dhe 1 mijë lekë për masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Durim Bami u arrestua në 3 mars 2015, dhe në 6 mars krimet e rënda caktuan ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Kjo akuzë ra dhe më pas gjykata e Tiranës me vendim të datës 8.5.2015 caktoi ndaj tij arrest në shtëpi për akuzën e kallëzimit të rremë.

Por hetimet për këtë dosje ku u përfshi Doshi, Mark Frroku, Durim Bami dhe dëshmuan të gjithë zyrtarët më të lartë të vendit zgjatën për disa vite dhe vetëm në 2018 drejtësia shqiptare dha një verdikt.

Në 4 prill 2018 Durim Bami u dënua për kallëzim të rremë me 1 vit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo u reduktua në 8 muaj dhe për shkak se dënimi ishte më i vogël se masa e sigurisë në kohëzgjatje ajo u shua dhe ndaj Bamit s’ka asnjë dënim në fuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PS FESTON 28-VJETORIN/ Veliaj uron socialistët: E vetmja forcë politike që bën shtet
Previous article "PUPU MIRË QË NUK E KEMI..."/ Nard Ndoka sulmon Presidentin e Komisionit Europian: Pijanec dhe me tendencë për LGBTI. Të keqen e…

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT