• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çfarë i motivon më shumë punonjësit, shpërblimi apo ndëshkimi?
Home
Gossip

Çfarë i motivon më shumë punonjësit, shpërblimi apo ndëshkimi?

18 December, 2017 k.autor Gossip, Lifestyle

Që në shekullin e 18-të, Jeremy Bentham, shkroi: “Dhimbja dhe kënaqësia na drejtojnë në gjithçka që bëjmë, në të gjitha që themi, e në të gjitha që mendojmë”.

Neuroshkencëtarët modernë e mbështesin fuqishëm intuitën e Bentham, pasi sistemi limbik i trurit, i cili është i rëndësishëm për emocionet dhe motivimin, projekton në pjesën tjetër të trurit, duke ndikuar në çdo aspekt të qenies sonë, nga aftësia jonë për të mësuar, tek njerëzit që shoqërojmë, në vendimet që marrim.

Nuk është e çuditshme, pra që kur përpiqemi të motivojmë njerëzit përpiqemi të nxjerrim një parashikim të kënaqësisë duke premtuar shpërblime, për shembull, një bonus, një promovim, etj.

Ose përpiqemi të paralajmërojmë dhimbjen e ndëshkimit, reagime negative, poshtërim publik etj.

Por ajo që nuk është gjithmonë e qartë është se cilën duhet të përdorim, premtimin e karotave apo kërcënimin e shkopinjve?

Një studim i kryer në spitalin shtetëror të New Yorkut jep disa përgjigje. Qëllimi i këtij studimi ishte rritja e frekuencës së sterilizimit të duarve të doktorëve, pasi në mjediset mjekësore është tejet i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve.

Personeli mjekësor ishte bërë i vetëdijshëm në mënyrë të përsëritur por rezultoi se vetëm 10 për qind e të gjithë personelit sterilizonin duart përpara hyrjes në dhomë të një pacienti.

Kjo ishte përkundër faktit që punonjësit nuk e dinin se po regjistroheshin. Por më pas gjërat filluan të ndryshojnë, pasi në korridorin e njësisë u instalua një tavolinë elektronike e cila sa herë që doktorët sterilizonin duart u jepte një reagim pozitiv të menjëhershëm.

Numri i personelit që filloi të sterilizonte duart u rrit ndjeshëm duke arritur pothuajse 90 për qind në vetëm katër javë.

Pse funksionoi kaq mirë ky intervenim? Përgjigja jep një mësim të përgjithshëm i cili shkon përtej larjes së duarve.

Në vend që bordi i drejtuesve të përdorte kërcënimin për përhapjen e sëmundjes, ata zgjodhën një strategji pozitive.

Çdo herë që një anëtar i personelit lante duart merrte një reagim pozitiv, të tillë si Bravo, Kështu vazhdo, duke shkaktuar një sinjal shpërblimi në tru, duke përforcuar veprimin që e ka shkaktuar atë dhe duke e bërë këtë ngjarje të përsëritet në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bimët shtëpiake që pastrojnë substancat e dëmshme nga ajri
Previous article A e dini sa përqind e njerëzve janë mëngjarashë? Disa fakte që duhet të mësoni për ta

k.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT