• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BETEJA ME METËN/ Ndërkombëtarët janë pro Ramës, për të mos u shtyrë zgjedhjet
Home
Politikë

BETEJA ME METËN/ Ndërkombëtarët janë pro Ramës, për të mos u shtyrë zgjedhjet

10 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Takimi i gjatë i kryeministrit me ambasadorët e huaj duket se ka dhënë pritshmëri për maxhorancën për këmbënguljen e saj për të ecur përpara me zgjedhjet, pavarësisht lëvizjes së presidentit.

Sinjali i parë u dha nga ambasadori i OSBE Borshard, i cili e quajti këtë çështje të brendshme të institucioneve shqiptare dhe se të huajt nuk do të ndërhyjnë.

Pra asnjë mbështetje për lëvizjen e Metës, të cilën, burime pranë tij e interpretojnë si një lëvizje e rakorduar me gjermanët.

Burimet ishin të rezervuara për citime gjate takimit, pasi tema është delikate dhe rruga ku presidenti e futi vendin me këtë lëvizje ka ende të panjohura.

Por deri tani vetëm Wadephul me deklaratën e tij la të kuptohet se ishte pro, por deputeti gjerman njihet për afrinë e tij me PD.

Mjaft të kujtojmë deklaratën e tij një ditë pas rekomandimit të Komisionit për hapjen e negociatave, të cilin ai e kundërshtoi duke përdorur argumentet e Bashës.

Tashmë, kryeministri Rama është nisur në një tur dyditor në Berlin e Bruksel, ku do të takohet me kryekomisionerin Junker.

Por deri tani lëvizja e Metës ka gjetur vetëm mbështetjen e Lulzim Bashës dhe të bashkëshortes së tij.

Ndërkombëtarët ruajnë pozicionin e moskrijimit të precedentit të rrezikshëm, që presidenti tentoi ta kthejë të hënën në fakt të kryer.(Real Story)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 QERSHORI DHE META/ Balla: S'ishte surprizë, vendimi të mos zbatohet, si guxon Presidenti...?!
Previous article NJË AUTOGOL QESHARAK NË AMERIKË/ Ish-shoku i Hykës bëhet hit në rrjet (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT