Në një vendim të papritur, Presidenti Ilir Meta ka anuluar dekretin e firmosur prej tij, duke shfyqizuar 30 qershorin 2019, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore për kryebashkiakët e rinj. Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve.
Në një deklaratë për mediat shpërndarë në nisje të protestës të tetë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë, Meta thotë se ky vendim vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.
Mirëpo, duket se pervec mbeshtetësve të LSI dhe PD, shumica e popullit nuk është aspak e kenaqur me kete vendim.
AlpeNews.al ju sjell disa prej komenteve në profilin e Presidentit Meta, në kohe reale ku shumë prej tyre i kerkojnë largimin.









