• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA POLITIKE/ Alarmi nga agjencitë partnere: Protesta e sotme do të jetë e dhunshme
Home
Politikë

SITUATA POLITIKE/ Alarmi nga agjencitë partnere: Protesta e sotme do të jetë e dhunshme

8 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Protesta e sotme e opozitës joparlamentare, ka shumë gjasa që të ketë episode të dhunshme edhe më të përshkallëzuara se në ato të mëparshmet. Shqiptarja.com mëson se një informacion i tillë ka mbërritur tek agjensitë shqiptare të sigurisë nga agjensitë e huaja partnere. Sipas informacioneve që kanë grumbulluar agjensitë e shërbimeve të vendeve partnere pritet që në protesëtn e sotme të PD-LSI të ketë njëpërshkallëzim të dhunës. Rikujtojmë se për shkak të këtyre informacioneve për një dhunë të përshkallëzuar në protestat e opozitës joparlamentare Policia e Shtetit ka njoftuar se efektivët e policisë që janë në detyrë për mbarëvajtjen e protestës janë të gjithë të paarmatosur.

Në fakt që një javë më parë në përfundimin e protestës së 2 qershorit kryetari i Partisë Demokratike,Lulzim Basha ka paralajmëruar në mënyrë indirekte se protesta e radhës do të jetë më e dhunshme se të tjerat, nëse kryeministri Edi Rama nuk largohet nga pushteti për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakoshme. “Ne nuk do të hedhim asnjë hap pas, e sotmja është dita e fundit që unë i drejtohem me forcën e argumenteve pasi fjalët po mbarojnë. Në protestën e ardhshme nuk do të ketë më fjalë. Largohu, ose ndryshe ndjeja zërin popullit në protestën e ardhshme”, tha Basha nga selia e PD-së kur paralajmëroi se protesta e radhës do të bëhej më 8 qershor.

Tashmë duket se këto fjalë të Bashës nuk ka qenë thjesht një kërcënim i lëshuar nën efektet e adrenalinës në fund të protestës së 2 qershorit. Agjensitë e e huaja të shërbimeve të sigurisë kanë informacione se opozita joparlamentare po përgatitet për të prodhuar jo vetëm një protestë masive më 8 qershor, por edhe të dhunshme.

Por për çfarë mund t’i shërbejë dhuna PD-së e LSI-së, kur në çdo pragproteste të tyre, por edhe më pas, i gjithë faktori ndërkombëtar e ka dënuar njëzëri?

Opozita joparlamentare dhe sidomos lideri i demokratëve Lulzim Basha, nga përdorimi i dhunës në protesta,humbasin pikë në reputacionin e tyre, sidomos para faktorit ndërkombëtar. Por duket se në këtë pikë që ndodhet kriza politike, në frontin opozitar këtë ulje reputacioni në sy të ndërkombëtarëve e cilësojnë si një humbje të vogël dhe të domosdoshme për të arritur një fitore të madhe.

Në kampin opozitar është duke fituar terren ideja se nëpërmjet përdorimit të dhunës i hapet rruga një skenari të mundshëm që po qarkullon kohët e fundit, fillimisht nën zë nëpër qarqet politike e mediatike dhe kohët e fundit edhe publikisht nëpërmjet disa debateve mediatike. Bëhet fjalë për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve vendore nga ana e Presidentit të Republikës. Pra që Ilir Meta të anulojë dekretin e tij presidencial për caktimin e datës 30 qershor dhe caktimin e një date të re, mbase diku nga muaji shtator i këtij viti. Pavarësisht se kjo mund të jetë antikushtetuese, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese maxhoranca nuk ka mundësi kundërshtimi ndaj këtij vendimi të Presidentit, nëse ai merret.

Kështu një skenar i mundshëm është qëopozita joparlamentare nëpëmjet përshkallëzimit të dhunës në protestën e sotme të synojë të arrijë të “detyrojë” Presidentin Meta që të vendosë për shtyrjen e datës së zgjedhje vendore. Përballë njësituate që ka kohë që është e tensionuar dhe që degjeneron në dhunë, atëhere Presidenti i Republikës mund të ndërhyjë duke përdorur argumentin e shmangies së një konflikti të mundshëm, duke anuluar dekretin e tij presidencial për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor dhe shtyrjen e tyre.

Nëse ndodh diçka e tillë opozita, edhe pse me një kosto të madhe, fiton kohë për ta dalë nga rruga kuështë futur, fillimisht me djegien e mandateve parlamentare dhe më pas me vendimin për bojkotimin e zgjedhjeve vendore.

Por sërisht do të jetë thjesht fitim kohe, pasi edhe në rast se zgjedhjet vendore shtyhen, shtatori vjen shpejt dhe Rama me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë kryeministër.

Në këtë rast çfarë vendimi do të marrin Basha e Kryemadhi?A do t’ia vlejë përdorimi i dhunës në protesta? A do t’ia vlejë dëmtimi i disa policëve apo edhe protestuesve, apo largqoftë ndonjë humbje jete?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER BUKUROSHE/ Cindy Marina shpallet fituese e "Miss Universe Albania 2019" (FOTO+VIDEO)
Previous article PRITEJ NGA TË GJITHË/ Ja shkaku i marrëdhënies ndahu- pajtohu e Irinës dhe Bradley-t nisi pikërisht për arsyen që dyshojnë të gjithë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT