Ajo është pianiste nga Polonia, dhe vazhdon akoma të luajë piano në moshën 108 vjeçare.
Wanda Zarzycka, një nga banoret më të vjetra dhe më të talentuara të vendit, ende i lëviz gishtat e saj mbi taste, pasi ka kapërcyer një pengesë gati tre dekada më parë.
Zarzycka theu dorën kur ishte 80 vjeç, dhe doktorët i thanë se ajo nuk do të mund të luante më kurrë në piano.
Ajo është një ish balerinë që u dashurua me muzikën si një vajzë e re që u rrit në Lviv, tashmë në Ukrainën Perëndimore.
Pianistja u diplomua në Konservatorin e Muzikës në Lviv, por kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore u detyrua të mos i bintë më pianos.
Pianoja u ble në Krakow në 1944, 5 vite pasi familja Zarzycka u shpërngul aty pasi Lviv u pushtua nga ushtria sovjetike.
Instrumentin e dekoruar me dru ajo e trashegoi nga e ëma, e cila e kishte marrë si shuratë martese.
Pianoja mbetet pasuria më e vlefshme e Wanda në një apartament të vogël në Krakov, Polonia jugore.