Një çift nga Anglia përjetoi sulm homofobik në autobus pasi refuzuan të putheshin.
Melania Geymonar, 28 vjece, tha se sulmi ndaj saj dhe të dashurës Chris ndodhi në orët e para të mëngjesit së 30 majit.
Të dyja po udhëtonin drejt qytetit Camden ku një grup meshkujsh filluan ti tallnin. Pasi zbuluan se vajzat ishin cift, ata i kërkonin që të putheshin ndërkohë që bënin veprime seksuale.
“Ata na rrethuan dhe filluan të thonin gjëra agresive, gjëra rreth pozicioneve seksuale, lezbikeve dhe na kërkuan që të putheshim. Për të qetësuar situatën, unë u përpoqa të bëja disa batuta pasi Chris nuk kuptonte sepse ajo nuk flet anglisht.
Ajo madje aktroi sikur ishte sëmurë, por ata filluan të na hidhnin monedha. Chris ishte në mes të autobusit dhe ata filluan ta godasin. Unë u përpoqa ti ndaloj, por më goditën dhe mua. Policia është shumë e mirë. Jemi në kontakt cdo ditë dhe ata po hetojnë për rastin“, u shpreh Melania për BBC.
Ajo shtoi se nuk ishte sulmuar asnjëherë fizikisht për shkak të seksualitetit.


