Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Tiranë, është marrë vendimi që Bashkia e kryeqytetit të ofrojë mbështetje në kuadër të ndihmave që do të jepen ndaj banorëve të prekur nga tërmetet në Korçë.
Kështu, Bashkia e Tiranës në kuadër të këtyre ndihmave do të rindërtojë 4 banesa në zonën e Floqit, si një nga fshatrat me dëmet më të mëdha që janë shkaktuar nga tërmetet ditët e fundit.
Ky vendim vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama i cili ka kërrkuar nga krerët e bashkive në vend, që të akordojnë ndihma apo fonde për dëmshpërblimin e banorëve si dhe për rindërtimin e banesave të tyre.


