• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLLOKOHET “SHULLAZI”/ “E di mirë se çfarë i ke thënë kushëririt”, i pandehuri akuza gjyqtares. Ja ç’ndodhi në seancë
Home
Breaking News

BLLOKOHET “SHULLAZI”/ “E di mirë se çfarë i ke thënë kushëririt”, i pandehuri akuza gjyqtares. Ja ç’ndodhi në seancë

7 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda u detyrua të shtyjë sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, sepse asnjë prej avokatëve të caktuar kryesisht në seancën e parë nuk u paraqit.

Nga mosmarrja e njoftimit për gjyqin, deri te “mospërgatitja e duhur” për një proces të tillë, këto ishin disa nga arsyet që avokatët e shtetit nuk ishin të pranishëm. Kujtojmë se në seancën e fundit Gjykata bëri zëvendësimin e avokatëve të zgjedhur nga vetë të pandehurit. Ata lanë sallën e gjyqit në shenjë rebelimi, sepse asnjë kërkesë e bërë prej tyre nuk ishte pranuar.

Largimi erdhi pas gjobitjes së të pandehurit Gilmando Dani, i cili debatoi ashpër me kryesuesen e trupit gjykues, Saida Dollanin, për të cilën kanë bërë disa kërkesa për përjashtim.

Dani i kërkoi në seancën e parë shpjegime edhe në lidhje kërcënimin që dyshohet se i është bërë gjyqtares dhe lakimin e emrit të tyre si autorë. Ndërkohë, edhe në seancën e djeshme, Gilmando Dani ka diskutuar sërish me gjyqtaren Dollani, për të cilën tha se ka bllokuar procesin.

Edhe të pandehurit e tjerë kërkuan të njëjtën gjë nga gjyqtarja, ndërsa shtuan se nuk bëjnë gjyq me të. “Në lidhje me pezullimin e afateve të paraburgimit, shkak janë bërë avokatët që keni caktuar ju, nuk kemi lidhje. Mos e pengoni procesin, ju duhet të jepni dorëheqjen. Jeni e vetmja që po bllokoni procesin. E di shumë mirë se çfarë i ke thënë kushëririt tënd E.D.”, tha Gilmando Dani, teksa i drejtohej gjyqtares Dollani. Kjo e fundit e paralajmëroi që të ruante etikën, duke i kujtuar edhe parashikimet ligjore.

SHTYRJET

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqa dhe Blerim Shullazi u dënuan dhjetorin e 2018-ës me 55 vite burg për disa vepra penale. Ky vendim u ankimua nga të pandehurit dhe që prej 21 janarit të këtij viti, ende nuk është marrë në shqyrtim ky ankim.

Për rreth 6 muaj, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shtyrë 11 herë procesin. Gjatë 5 seancave të para, shkak u bë mungesa e avokatëve mbrojtës. Pas këtij momenti, shkarkimi i drejtuesit të trupës gjykues, gjyqtarit Fehmi Petku për shkak të vetingut dhe largimi i një prej anëtarëve të trupit gjykues për shkak të konfliktit të interesit, bëri që procesi të fillonte nga e para. Ndërkohë, nga trupi gjykues u largua edhe një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit, duke e lënë Kolegjin me 2 anëtarë.

Ndërkohë, ka qenë Këshilli i Lartë Gjyqësor që plotësoi trupin gjykues duke deleguar gjyqtaren Valdete Hoxha, e cila dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit. E pyetur nga “Panorama” mbi mundësinë e evitimit të zgjedhjes së një gjyqtari në konflikt interesi, KLGJ-ja shkruan se nuk ka mundësi paraprakisht të dijë rastet e konfliktit të interesit të çdo gjyqtari dhe se një gjendje e tillë nuk i është njoftuar as nga Gjykata e Apelit.

Gjatë seancës së djeshme u bë e ditur se gjyqtarja Valdete Hoxha është zëvendësuar në trupin gjykues nga gjyqtarja Etleva Temo, e deleguar dy ditë më parë nga KLGJ-ja. E megjithëse tashmë është bërë plotësimi i trupit gjykues, edhe dje hapja e shqyrtimit gjyqësor u bë e pamundur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SENDE TË PALEJUARA NË QELI/ Pranga 6 punonjësve të burgut në Peqin
Previous article PAS LAJMIT TË SHTATZËNISË/ Sara Hoxha bën daljen e parë publike në kryeqytet

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT