Ritvan Zykaj, i riu nga Selenica që akuzohet për masakrën e ndodhur disa muaj më parë ku mbetën të vrarë 8 persona, familjarë mes tyre, ka dalë ditën e sotme para gjykatës.
Me sa duket Zykajt, i ka dalë sikleti nga kamerat dhe është shfaqur më i qetë dhe neutral në fytyrë para prokurorëve dhe gjykatësve.
I pyetur nga trupi gjykues, Zykaj ka thënë vetëm fjalët:
Nëse është e mundur, seanca të zhvillohet”.
Por duke parë mungesën e avokatëve të caktuar kryesisht, Klajdi Meçaj, që ndodhej në Itali dhe Migjen Xhavara, i cili ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore dhe referuar faktit se bëhet fjalë për një çështje që nuk mund të zhvillohet pa praninë e tyre, trupi gjykues i përbërë nga Relator Ervin Trashi, Skander Haluci dhe Laurent Fucia, ka vendosur shtyrjen e seancës, duke vendosur zhvillimin e saj për në datë 17 qershor ora 14.




