• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ “Opozita i humbi zgjedhjet në 2017, për shkak të fenomenit të shitblerjes së votes”
Home
Politikë

“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ “Opozita i humbi zgjedhjet në 2017, për shkak të fenomenit të shitblerjes së votes”

6 June, 2019 F.autor Politikë

“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ 9

“Opozita i humbi zgjedhjet në 2017, për shkak të fenomenit të shitblerjes së votes”

Një nga mitet e rreme më të përhapura nga opozita, propaganda e saj dhe mediat e tjera antiqeveritare, është ajo që pretendohet sot se humbja e saj në zgjedhjet e 2017 ka ardhur për shkak të fenomenit të shitblerjes së votës.

SI NISI ALIBIA?
Opozita pasi dogji mandatet e deputetëve të saj në shkurt të këtij viti, kishte bërë gati edhe “thesin” e miteve të rreme me anë të të cilave do të justifikonte veprimin e saj “in extremis” për daljen nga sistemi politik I vendit. Propoganda e saj mes të tjerash, pretendoi se ka një raport prej 142 faqesh që mban firmën e Ledina Mandija, ish- zv. Kryeministres (e propozuar nga PD pas marrëveshjes Rama- Basha) dhe Kryetare e Task Forcës. Sipas tyre, në lidhje me zgjedhjet e 2017, ajo ka evidentuar në këtë raport fenomenin e shitblerjes së votës.

E VËRTETA
Sigurisht që ekziston ky raport zyrtar i Task Forcës I cili mund të gjendet fare thjeshtë, edhe në internet e gjithkush mund ta ballafaqojë me këtë që po shkruaj këtu. Në pjesën e konkluzioneve dhe rekomanimeve të këtij raporti, në vetëm 3-4 rreshta krejt të përgjithshme, termi “shitblerje votash në zgjedhjet e 25 qershorit 2017” thjeshtë sa përmendet. Por në të nuk ka të referuar asnjë emër, asnjë shifër, asnjë provë dhe asnjë fakt konkret për gjithë këtë proces.

LEGJENDA ME Nr. 339
Opozita ka ngritur rreth fenomenit të shitblerjes së votës, një legjendë të bazuar mbi disa përgjime të publikuara, pjesë e dosjes së njohur me Nr. 339. Eshtë një dosje hetimore e nisur që në dhjetor 2016, plot 7-8 muaj përpara zgjedhjeve të 2017 për një grup kriminal nga Shijaku por jo vetëm, I akuzuar mes të tjerash, për prodhim dhe trafikim lëndësh narkotike. Në përgjimet për efekt hetimi, duket se ka patur edhe disa biseda mes një pjesë të këtij grupi me politikanë lokale në Durrës e Shijak. Një pjesë e këtyre përgjimeve fillimisht u botuan në mediat e Tiranës, më pas tek “Zëri I Amerikës” dhe sëfundi në gazetën gjermane “Bild”.

E VËRTETA
Dosja Nr. 339 është simboli më ulëritës i mënyrës sesi drejtësia e vjetër, përdor çështje hetimore për nevojat e politikës së opozitës, si hakmarrje të ndonjë prokurori të kësaj çështje, kundër reformës në drejtësi. Një reform që hoqi nga funksionet drejtuese të prokurorisë apo nxorri jashtë sistemit për shkak të vettingut, disa prej tyre. Një akt që tregon sesa e politizuar ka qenë drejtësia e vjetër dhe se me çfarë fijesh të errëta ka qenë e lidhur ajo me PD dhe LSI. Kjo dosje akoma është nën hetim. Akoma nuk është çuar në gjykatë, megjithëse po mbush 3 vjet që është hapur. I vetmi gjyq që është bërë deri tani rreth kësaj çështje, është ai mediatik dhe publik. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, fajtor është ai apo ato person/a që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Pra nga një gjykatë e shkallës së dytë. Demokracitë funksionale i mban në këmbë shteti i së drejtës dhe jo akuzat politike dhe mediatike të kundërshtarëve ndaj njëri tjetrit.

E FUNDIT
Opozita pretendon se edhe Raporti i fundit i Depatamentit Amerikan të Shtetit, nxjerr në pah ankesat e mëdha në drejtim të shitblerjes së votës, në zgjedhjet e 2017.

REALITETI
Kjo nuk është e vërtetë. Departamenti citon raportin e OSBE/ ODIHR për këtë proces. Ndërsa opozita jonë jashtparlamentare citon pjesën e opinioneve të partive politike të opozitës (pra citon mendimet e veta të pasqyruara në këtë raport) dhe jo opinionet e vëzhguesve të huaj.
Të gjitha këto tregojnë se pretendimi i “Opozitës së Bashkuar” se fenomeni i shtiblerjes së votës në zgjedhjet e 2017, ishte aq i përhapur sa PD përshembull të fitonte 31 mandate deputetësh më pak se PS, është thjeshtë një mit i rremë.

/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ALBANIAN GAME OF THRONES”/ Letra e sekrete e “Mjeshtres së shpatave”, për “Mbretin” plak!
Previous article HOLANDË-ANGLI/ Nuk ndalet De Ligt, ja goli që i shënon anglezëve (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT