Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje fantastike nga Llogaraja turistike.
Fshati turistik i Llogarasë gjendet në mes të një pylli pishash të gjebërta të Parkut Kombëtar .
Vizitorët surprizohen nga një pamje përrallore që nuk të “lejon” të largohesh.
Parku kombëtar i Llogarasë është një vendet më të vizituara në Shqipëri, jo vetëm për shkak të vlerave por si pikë kalimi mes rivierës dhe pjesës tjetër të Shqipërisë. Parku ka 1010 hektarë tokë.
Lartësia mbi nivelin e detit është 470-2018 metër. Në park gjendet një nga monumentet e tij ‘’Pisha Flamur’’. Pisha Flamur gjendet pak më në veri të qafës së Llogarasë, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet.
AlpeNews.al ju sjell një pamje të veçantë nga Llogaraja.
Përgatiti: AlpeNews.al



