• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFUNDON LOTI I PARË I RRUGËS ÇOROVODË-PËRMET/ Balluku: Përmirësojmë infrastrukturën në zonat me potencial turistik
Home
Politikë

PËRFUNDON LOTI I PARË I RRUGËS ÇOROVODË-PËRMET/ Balluku: Përmirësojmë infrastrukturën në zonat me potencial turistik

5 June, 2019 F.autor Politikë

Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e lotit të parë në aksin i cili lidh Çorovodën me qytetin e Përmetit. Rruga, një investim i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka tashmë të gjitha parametrat e nevojshëm duke ofruar më tepër siguri për të gjithë përdoruesit e saj. Ky aks ju vjen në ndihmë jo vetëm banorëve të këtyre qendrave, por edhe turistëve të shumtë të cilët i vizitojnë ato.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi ecurinë e punimeve të cilat kanë përfunduar para afatit të parashikuar, pavarësisht problematikave të hasura si pasojë e kushteve gjeologjike por që morën zgjidhje në Këshillin Teknik të ARRSH-së. “Segmenti ka një gjatësi rreth 5 kilometra. Është një investim që ka filluar në vitin 2017 dhe ka përfunduar para afatit. Ka një vlerë rreth 10 milionë euro, me gjerësi rruge 6 metra, mure pritës në krahun e djathtë rreth 3.7 kilometra dhe mure mbajtës 500 metra. Gjithashtu është ndërtuar edhe ura e Lapanit me gjatësi rreth 40 metra, e gjitha me konstruksion metalik”, u shpreh inxhinieri i firmës kontraktuale.

Nga ana e saj, ministrja Balluku vlerësoi investimin e bërë duke theksuar se ndërtimi i këtij segmenti rrugor lidh dy zona me potenciale të mëdha për zhvillimin edhe më tej të turizmit. “Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme sepse është një rrugë që lidh dy qytete, pra Çorovodën dhe Përmetin, dhe siç e kemi thënë shpesh herë gjatë inspektimeve tona është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të të gjithë vendit lidhja përmes qendrave ekonomike, përmes qyteteve sepse kështu krijohen dhe shkëmbimet tregtare dhe lehtësojmë jetën e të gjithë qytetarëve të këtyre zonave”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se rruga Çorovodë-Përmet, është një investim në mbështetje të strategjisë kombëtare të zhvillimit të turizmit, të hartuar nga Qeveria Shqiptare, dhe se do të ndikojë në rritjen e numrit të vizitorëve të cilët tashmë do të kenë një infrastrukturë rrugore me standardet e duhura.

“Kjo zonë ka vlera turistike të jashtëzakonshme. Sot tek vinim, pavarësisht se është një ditë jave, kishte lëvizje të madhe të turistëve që vinin në zonë, të pajisur me mjete sportive, me kanoet për të aksesuar kanionet, kështu që kjo e bën këtë rrugë akoma dhe më të rëndësishme.

Pra jo vetëm për ndërlidhjen midis qyteteve dhe zhvillimin ekonomik por edhe për zhvillimin e strategjisë së turizmit që ka rëndësi të veçantë për Qeverinë Shqiptare”, nënvizoi Balluku. Krahas rrugës, në një prej pikave të saj është bërë e mundur edhe ndërtimi i një belvedere duke ju dhënë mundësi të gjithë vizitorëve ndaluar dhe parë një pjesë të pejsazhit që ofron kjo zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Mbappe bën kërkesën për tu larguar nga PSG-ja, hidhet në sulm klubi gjigant...
Previous article BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-presidenti i UEFA-s, ja shaku i rëndë

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT