• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETET/ Veliaj: 3 kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Korçë
Home
Politikë

TËRMETET/ Veliaj: 3 kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Korçë

4 June, 2019 F.autor Politikë

Qytetarët e Tiranës kanë dhënë kontribut dhe mund të japin për të gjithë të prekurit nga tërmetet në qarkun e Korçës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se deri tani janë bërë 3 kamionë me ndihma, të cilët do të nisen drejt Korçës, ndërsa ka shtuar se përpara Bashkisë është hapur një tendë që do rrijë hapur gjithë ditën, e se çdokush mund të japë ndihmën e tij për të prekurit nga tërmetet në jug-lindje të vendit.

Erion Veliaj: Sot është një ditë e shenjtë, pasi është Bajrami. Qytetarët e Tiranës kanë dhënë mesazhin se janë solidarë dhe si vëllezër me të gjithë, qytetarët e kryeqytetit i janë përgjigjur ndihmës. Ne do të dërgojmë në Korçë 3 kamionë me ndihma. Ne kemi vendosur që ta mbajmë tendën hapur gjatë gjithë ditës, edhe këtë Bajram dhe është mirëpritur çdokush të japë kontributin e vet.

Çdokush mund të vijë pranë Bashkisë së Tiranës, ku kemi ngritur qendrën tonë dhe këtu mund të japë ndihmën çdokush. Ne do përgatisim një fond si Këshill Bashkiak për të ndërtuar shtëpitë e prekura nga tërmetet. S’mund të jemi solidarë vetëm për Ramazan, por çdoherë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këshilltarët bashkiakë: Në Korçë rreth 230 persona kanë nevojë për ndihmë emergjente. Vlen të theksohet se nga dje, shumë qytetarë të Tiranës kanë ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti në Korçë. Sot stenda jonë do mbetet e hapur, kemi grumbulluar ndihma për banorët e Korçës. Do ua dërgojmë qendrës së emergjencave atje për të shpërndarë ndihmat.  Janë mbledhur 200 pako me ndihma.

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko: Ishim në Korçë, në fshatin Floq dhe atje kemi parë situatën nga afër. Situata paraqitet problematike. Ka frymë solidariteti nga qytetarët e Tiranës. Banorët në Korçë po ikin nga çadrat dhe janë vendosur në shkolla ose në qendra spitalesh etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E GUXIMSHME/ Kjo është nëna e “çmendur” që del me vajzën e vogël në shpinë për gjueti
Previous article NJIHUNI ME 11 VJEÇAREN GJENI/ Thyen rekordin që mbante Ajnshtajn dhe Hawking

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT