• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA POLITIKE/ Ambasadori italian: Shtyrja e zgjedhjeve do ishte “varr më i keq se gropa”! Tre skenarët për…
Home
Politikë

SITUATA POLITIKE/ Ambasadori italian: Shtyrja e zgjedhjeve do ishte “varr më i keq se gropa”! Tre skenarët për…

4 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Tema e ditës në Shqipëri është kriza politike dhe ambasadori italian Alberto Cutillo nuk nguroi të thoshte se në parlamentin Europian kjo gjë shihet si anormale dhe vendet anëtare të BE po mbajnë shënimet e tyre mbi situatat e fundit ne vendin tonë. “Eshte e qartë se zgjedhjet sikur ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgjedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedhësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues.

Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet cfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen cka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë.

Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “një varr më të keq se gropa” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj” tha ai.

Ambasadori italian në Shqipëri  tha se ka 3 skenarë të mundshëm të cilat nuk përjashtohen  për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprvojnë çeljen e negociatave, kjo është dicka që shqiptarët dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa me e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave qe parashikohet ne fund vit.

E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja. Mundësia e tretë është që komisioni Europian të shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte që nuk kemi pasur kohe ta studionim“.

Cutillo u pyet dhe mbi shtetet kritike për integrimin  e Shqipërisë, teksa tha që nuk është ndonjë sekret që Franca dhe Holanda janë zëra kundër. “Dihet tashmë që ka shtete që janë në mëdyshje por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit , jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton ne parlament heqjen e vizave për Shqipërinë” tha ai.  Ambasadori italian ishte ne Shkoder ne kuader te festes se Republikes se Italise ne nje sere aktivitetesh social kulturore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO TRANSFEROHESH NË MADRID? Ja gjesti me kokë i Mbappe që zbulon të ardhmen (VIDEO)
Previous article KËPUCËT E BARA "PUSHTOJNË" RRUGËN/ Nga sandalet me rripa deri tek takat e mbyllura

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT