• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
(FOTO) Rezultatet e ndeshjeve të Serie A, ‘luftë’ e fortë në krye të tabelës
Home
Futboll

(FOTO) Rezultatet e ndeshjeve të Serie A, ‘luftë’ e fortë në krye të tabelës

17 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Gjithçka e lehtë për Juventusin e Massimiliano Allegrit në “Dall Ara”. Përballë Bolognas, Higuain me shokë triumfuan pastër 0-3.

Edhe në një ndeshje kur El Pipita nuk arrin ta gjejë rrugën e rrjetës dhe Paulo Dybala e nis ndeshjen nga stoli, Juventusi i ka mundësitë për të mposhtur me lehtësi një skuadër të vështirë si ajo e drejtuar nga Donadoni.

Vetëm në 20 minutat e para Bologna bëri disi rezistencë sepse më pas ndeshja u dominua nga kampionët e Italisë që falë këtij suksesi parakaluan Interin në renditje duke u ngjitur në vendin e dytë vetëm një pikë pas Napolit kryesues.

Takimin e zhbllokoi Miralem Pjanic në minutën e 27-të me një gol nga ata të tijtë. Fantastik ekzekutimi i mesfushorit boshnjak nga goditja standarte.

Në të 36-tën një tjetër futbollist ballkanas, kroati Mario Mandzukic ia bëri më të thjeshta gjërat Juves me golin e 0-2. Fitoren e torinezëve e vulosi francezi Matuidi me një tjetër gol në minutën e 63-të.

Në ndeshjet e tjera spikat barazimi pa gola i Fiorentinës brenda në “Artemio Franchi” përballë Genoas, ndërkohë që Sampdoria bëri harakiri pasi u mposht në shtëpi 0-1 nga Sassuolo që pas penalltisë së humbur nga Politano iu fal golit të Matrit në të 90-tën për të marrë fitoren e 2-të radhazi me Iachinin në stol.

Mori fitoren e parë ish-portieri legjendar i Interit Walter Zenga në krye të Crotones me kalabrezët që mposhtën 1-0 në shtëpi Chievon.

Image

 

Image

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Ekipi i Trumpit dënon parregullsitë në hetimin për ndërhyrjet ruse
Previous article TIRANË/ 50-vjeçari mbjellë pemë për ditëlindje, Veliaj: Kush dhuron një pemë, dhuron jetë!

Q.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit Futboll

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid Futboll

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit Futboll

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT