Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në Kurbin ku ka prezantuar në një takim me strukturat kandidatin për Bashkinë Laç, Majlinda Carën.
Ka qenë drejtuesja e Qarkut të Lezhës, Lindita Nikolla që ka mbajtur një fjalë të shkurtër, ku tha se ata në këto zgjedhje kanë kundërshtar shumë të fortë, pasi sipas saj opozita kërkon të kthejë vendin pas.
“Maratonën do ta fitojmë, të gjithë bashkë. Duket sikur nuk ka kundërshtar, por ka kundërshtar të mëdhenj. Duan që ta kthejnë shqipërinë mbrapa. Edi Rama mbështet gratë dhe në Laçi besoi kandidaturës së Mailinda Carës”, u shpreh Nikolla.


