Një aksident automobilistik është shënuar sot në vendin e quajtur ‘Kthesa e Levanit’, në Fier. Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip ‘Kamion’ me drejtues shtetasin A.Rr, i cili ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Kthesa e Levanit’. Mësohet ndër të tjera se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. Rr, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.





