anë zbuluar detaje të reja për ngjarjen tragjike që tronditi mëngjesin e sotëm Zyrihun.
Një burrë i moshës 60-vjeçare i mori dy gra të moshës 34 dhe 38-vjeçare peng. Tre vetë vdiqën pas të shtënave.
Sipas informacioneve, raportohet të jetë vrarë një burrë dhe dy gra. Njëra nga gratë e vrara, siç raporton “20minuten” është nga Kosova.
Sipas Marco Cortesi, zëdhënës i medias për Policinë e qytetit të Zyrihut, burri nuk jetonte në këtë adresë. Marrja e pengjeve u zhvillua në apartamentin e të dy grave.
Pengmarrësi dhe viktimat kanë jetuar së bashku më herët
Viktimat e aktit të tmerrshëm ishin I.S. (34-vjeçare) nga Kosova dhe M.S. (38-vjeçare). Të dyja punonin si kujdestare në kantonin e Zyrihut. I.S. ishte ish-e dashura e pengmarrësit. I.S. jetoi me M.S. në apartament. Emri i saj ishte bashkangjitur në kutinë postare në një copë letre të bardhë.
Shqiptarja nga Kosova raportohet të ketë punuar në një shërbim të limuzinave dhe në një agjensi private detektive në Uster. Ajo e udhëhoqi këtë së bashku me P.C. – pengmarrësin. Të dy ishin regjistruar më parë në të njëjtën adresë në Cyrih-Altstetten.
60-vjeçari kishte një firmë të dytë sigurimi në Basel. Të dy kompanitë e sigurimit janë në likuidim. Gjithashtu, P.C. kishte dyqanin e tij të dhuratave. Ndërsa në mediat sociale, figuron se ai ka punuar si shofer.







