Pasi kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç i cilësoi zyrtarët e Kosovës si “njerëz të zbritur nga mali”, janë marrë masa që do ta pengojnë të vizitojë Kosovën nëse nuk kërkon leje.
“Zhgënjyes për ne është vetëm fakti i hidhur që BE-ja nuk e dënon këtë sjellje raciste dhe antievropiane të Serbisë. Përkundrazi, BE-ja vazhdon t’i mbajë dyert e hapura për një shtet që ka kryer gjenocid dhe që nuk beson në vlerat evropiane as sot”, tha për mediet në Prishtinë Presidenti Hashim Thaçi.
Ramush Haradinaj, gjithashtu i kërkoi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, të shpallë shtetasin rus Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi u mor të premten ndaj këtij personi që punon si pjesë e stafit ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara dhe njëkohësisht është urdhëruar largimi i tij nga territori i Republikës së Kosovës.


