Kryeministri Edi Rama do të prezantojë kandidatët për kryetarë në 61 bashkitë e vendit, ndërsa disa prej tyre do të mbajnë edhe një fjalim.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Kjo nuk është fushatë pa kundërshtarë, por betejë me kundërshtarët e zgjedhjeve. Një plak i marrë dhe i marrë fund që është mësuar që të luajë me zjarrin, që e ka djegur njëherë Shqipërinë, dhe erdhi në pushtet duke përfituar nga përçarja jonë dhe kujton se na bën shantazh me zjarrin e urrejtjes së tij dhe atë pinokun e vogël që ka në krye të partisë së tij. Ne nuk do të kërkojmë votën, por qytetarinë, përgjegjshmërinë kombëtare, përgjegjësia. Kundërshtari kërkon njerëz lart e poshtë për një turp që do ta dëmtonte shumë rëndë Shqipërinë, që do ta bënte këtë vend skenë barbarie për të marrë peng zgjedhjet nga bandidizmi. Do ta damkoste këtë vend në mbarë Europën. Mos guxojë kërkush që të mendojnë një maskarallët të tillë ndaj vendit, që nuk është i asnjë partie, por i të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Të dalësh kundër zgjedhjeve fizikisht do të thotë të dalësh kundër Kushtetutës” tha Rama.


