Këngëtarja Eneda Tarifaj ka komplimentuar live kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Në aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste ajo ka treguar se do të votojë për Veliajn.
Muzikantja gjithashtu ka përdurur një metaforë për të përgëzuar kryebashkiakun aktual.
“Sikur të kishte nëna nja tre si Erion Veliaj pale si do ishte Shqipëria”, është shprehur Tarifa.
Ndërsa pak çaste pas celebrimit të dashurisë së tij në martesë, Gaz Paja është shfaqur krah Erion Veliajt në çeljen zyrtare të PS të fushatës për zgjedhjet lokale.
Gaz Paja tha se është bërë pjesë e ekipit të tij sepse do që të hyjë në histori.
“E di që këto çuna dhe goca do hyjnë në histori dhe unë duam të jem pjesë e historisë”, u shpreh Gaz Paja.


