Partia Socialiste hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit në orën 16:00 të ditës së sotme te Parku Olimpik. Kryeministri Edi Rama do të prezantojë kandidatët për kryetarë në 61 bashkitë e vendit, ndërsa disa prej tyre do të mbajnë edhe një fjalim.
Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, pasi këta të fundit dogjën mandatet dhe prej muajsh vijojnë protestat ku kërkojnë një qeveri tranzitore pa kryeministër Edi Ramën, që do t’u mundësonte më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nisur ky bojkot i opozitës, presidenti Meta është shfaqur i gatshëm që nëse do të ketë vullnet politik, të ndryshojë datën e zgjidhjeve, por Edi Rama është shprehur i prerë se shtyrja e datës së zgjedhjeve është në shkelje të kushtetutës, për këtë arsye 30 qershori, sipas tij nuk do të lëvizë. Ndërkohë që nesër në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare përpara Kryeministrisë.


