• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA  POLITIKE/ Komuniteti Mysliman thirrje politikës: Ulni gjakrat, merrni shembull nga ne
Home
Aktualitet

SITUATA POLITIKE/ Komuniteti Mysliman thirrje politikës: Ulni gjakrat, merrni shembull nga ne

1 June, 2019 F.autor Aktualitet

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dalë në një deklaratë lidhur me situatën politike në vend.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim gjendjen e tensionuar në vend gjatë ditëve të fundit.

Shqipëria është shtet laik dhe ne e rrespektojmë me rigorozitet këtë nocion, por kjo nuk na le pa përgjegjësi për gjendjen e popullit shqiptar, qofshin besimtarët tanë, të besimeve të ndryshme apo pa besim.

Ne, në këtë Muaj të Shenjtë, më shumë se në çdo muaj tjetër duhet të lutemi për paqe. Ky muaj është muaji i mëshirës, tolerancës dhe reflektimit.

I bëjmë thirrje të barabartë forcave të përfshira në këtë situatë tënsioni jo të këndshme për vendin tonë, të ulin gjakrat, të ndalin gjuhën e ashpër në diskurin e tyre publik, dhe për të mirën e kombit, mbështetësve të tyre, të ulen të dialogojnë.

Politika të marrë shembull nga harmonia dhe dialogu i feve në Shqipëri, të jenë më shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin. Ashtu siç politika krenohet me harmoninë fetare nëpër botë, le të tregojë se di të jetë edhe vetë shembull e përçuese e këtyre vlerave demokratike. Të ulen të gjejnë zgjidhje në dobi të popullit shqiptar.

Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar, në veçanti besimtarëve tanë, në cilën do bindje qofshi, rrini larg dhunës dhe konfliktualitetit. Jini shembull për të tjerët në situata të tilla, kini parasysh porositë e fesë tonë dhe të profetit tonë. Ruani qetësinë, reflektoni, shpërndani paqe midis jush, shpërndani paqe edhe ndaj atyre që kanë mendime të ndryshme nga ju.

I lutemi Zoti në përfundim të ketij Muaji të Shenjtë të na falë, të na mëshirojë, të na ruajë nga trazirat, të na ruajë nga konfliktet“, thuhet në deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Habit kandidati për bashki: T'u pritet deri në kërcell meshkujve, që zënë femër me forcë (VIDEO)
Previous article ME FOTON PROVOKUESE/ Tayna paralajmëron: Së shpejti do të digjet vera për herë të dytë

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT