Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, në zonën e Pezës në kryeqytet.
Disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, bëjnë me dije se është përdorur edhe armë zjarri.
I plagosuri është Enver Karaj dhe është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Gjithashtu, mësohet se autori i plagosjes është Flamur Karaj, dhe dyshohet se kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.


