• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“STANDARTE TË DYFISHTA NDAJ KOSOVËS”/ Hashim Thaçi kritika BE-së: Rajoni kurrë më mirë nuk ka qenë, secili
Home
Rajon

“STANDARTE TË DYFISHTA NDAJ KOSOVËS”/ Hashim Thaçi kritika BE-së: Rajoni kurrë më mirë nuk ka qenë, secili

1 June, 2019 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Forumin për Siguri që po mbahet në Budva të Malit të Zi ka deklaruar se përkundër vonesave që po bën BE-ja për Kosovës, e ardhmja e kësaj të fundit është vetëm unionin europian.

Pavarësisht pakënaqësive dhe vonesave që është duke i bërë BE-ja karshi Kosovës, e ardhmja e kësaj të fundit është në Bashkim Evropian.

“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, marrëveshjes së Prespës, komunikimit mes shteteve të rajonit, rajoni është në rrugë të sigurt për të ardhmen atlantike. Unë jam veçanërisht i pakënaqur, që pavarësisht punës së mirë që ka bërë Kosova, Bashkimin Evropian po bën vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën. Por, alternativa jonë është e vetmja e ardhmja për Bashkim Evropian”, tha presidenti Thaçi.

Ai tha se izolimi që është duke i bërë BE-ja shtetit të Kosovës, do të krijojë premisat që të vihen në pah ide populiste dhe nacionaliste.

“Rajoni kurrë më mirë nuk ka qenë, secili flet me secilin dhe komunikojmë. Mundësitë për mbyllje të çështjeve të hapura ekzistojnë, por vet BE duhet të jetë më i përgatitur për të na pranuar më shpejt. Mos të lejojmë që të shikohet me hezitim Ballkani Perëndimor. Sa më afër BE gjitha problemet mund t’i kalojmë… Sa më tepër që vonohet BE do të ketë më shumë popullizëm dhe ide nacionaliste më të fuqishme në gjitha shtetet e rajonit. Falë urtësisë për durimin kemi tejkaluar dhe një gjendje jo të lehtë mes dy shteteve për demarkacionin. Ky izolim i Kosovës po duket si një diskriminim. Nëse mbetët i izoluar, Kosova do të ketë ide dhe frymë më shumë populiste dhe nacionaliste”, tha ai.

Thaçi në këtë forum ka folur edhe për kulturën multientike që dominon në Kosovë.

“Sot patriotizmi më i madh është kultivimi i multietnicitetit, zhvillimi ekonomik, sjellja e investitorëve, vendet e punës dhe mirëqenia sociale. Kemi punuar me të gjitha komunitete jo shumicë për formimin e një shoqërie multietnike, në këtë drejtim është vërë progres i madh. Edhe sot në të gjitha institucionet edhe parlament edhe qeveri janë të përfaqësuara të gjitha komunitetet”.

Gjithashtu i pari i shtetit të Kosovës komentoi edhe aksionin e Policisë, i zhvilluar disa ditë më parë në Veriu ku në pranga përfundua 31 persona, mes tyre policë shqiptarë dhe serbë të akuzuar për një sërë veprash penale.

“Është goditur një rrjet i krimit të organizuar multietnik, jo vetëm në veri po në gjithë Kosovën. Nuk do të thotë që je serb, ki imunitet ndaj krimit, apo shqiptar. Serbët e Kosovës po mbesin peng I politikave të Beogradit”-shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GAZ PAJA BËN DASMËN SOT NË TIRANË/ Detajet e ceremonisë luksoze VIP me 300 të ftuar
Previous article BOTA E FUTBOLLIT NË ZI!/ Ndërron jetë pas një aksidenti tragjik futbollisti i njohur spanjoll

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT