• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
1 QERSHORI/ Kryemadhi FLET për politikë: Rama i ka hedhur gaz fytyrave të ëmbla të fëmijëve
Home
Politikë

1 QERSHORI/ Kryemadhi FLET për politikë: Rama i ka hedhur gaz fytyrave të ëmbla të fëmijëve

1 June, 2019 F.autor Politikë

Me rastin e festës së “1 Qershorit”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë për kushtet për të cilat jetojnë familjet në Shqipëri. Ajo thotë se fati i fëmijëve në Shqipëri i është besuar atyre që abuzojnë çdo ditë në emër të tyre duke shigjetuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

“1 Qershori është dita kur jeta merr kuptimin real, kur gjithsecili nga ne kupton se ia vlen të luftosh deri në fund, për të ardhmen e asaj pjese të shoqërisë që me sinqeritetin më të madh meriton mbështetje, siguri dhe dashuri të pakursyer!

Sot është dita e parë e muajit, nuk e di se si e kanë mbyllur muajin që lamë pas 300,000 mijë familje shqiptare të cilat jetojnë me vetëm 5 dollarë në ditë. A e kanë pasur të mundur ti blejnë një dhuratë sa do të vogël fëmijëve për ti sjellë një shkëlqim lumturie në sytë e tyre?

Është dita e fëmijëve që na kujton se sa pak kemi kthyer sytë nga realiteti, sa kemi gabuar për t’i besuar njerëzve që abuzojnë çdo ditë në emër të tyre. Kemi lejuar dhe kemi qenë dëshmitarë të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve tanë, të nxjerrjes nga shtëpitë me dhunë të dhjetëra fëmijëve te “Astiri”, “Bregu i Lumit” dhe në gjithë Shqipërinë. Lejuam të hidhej gaz mbi fytyrat e ëmbëla të dhjetra fëmijëve në protestë, duke u përballur me urrejtjen e këtij pushteti të krijuar nga ne!

Shifrat alarmante të UNICEF për minorenët shqiptarë të braktisur në dyert e Europës, pamundësia që kanë prindërit sot për të strehuar fëmijët e tyre, për t’i ushqyer, ngrohur, arsimuar e për t’u kujdesur për shëndetin e tyre, tregon qartë qeverisjen e paskrupullt dhe të paaftë që i bëhet një kombi dhe të ardhmes së tij!

1 Qershori është dita e ndërgjegjësimit, e zgjimit të çdo nëne dhe çdo babai për fëmijën e tij. 1 Qershori është dita e integrimit europian që aspirojmë aq shumë, sepse vetëm fëmijët janë ata që mund të na detyrojnë të lëmë me një anë interesat e ngushta partiake dhe të pushtetit për interesat kombëtare!

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve të çdo shqiptari kudo që ata ndodhen. Dua ti uroj 1 qershorin veçanërisht të gjithë atyre fëmijëve qe baballarët e tyre i kanë të burgosur nga ky regjim për të vetmen arsye sepse kanë protestuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre!

1 Qershori nuk mund dhe nuk duhet të jetë dita e zhgënjimit të fëmijëve sepse duke zhgënjyer ata, kemi zhgënjyer të gjithë kombin! Kjo duhet dhe do të jetë dita e shpresës për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë se Shqipëria do të ngrihet, do të forcohet sepse brenda saj ka një brez plot jetë, plot energji te i cili shpresa nuk vdes kurrë!

Zoti i bekoftë fëmijët e shqiptarëve dhe familjet e tyre. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shprehet Kryemadhi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E MBIPOPULLUAR NGA TURISTËT/ Banorët e Voskopojës: Nuk mund të largohesh... (PAMJET)
Previous article LËVIZJET E PARA NË MERKATON E KLUBIT/ Një shqiptar për 11 milion euro te Interi i Kontes, pritet zyrtarimi

F.autor

Postime të ngjashme

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT