• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT 1 QERSHORI “FESTA E FËMIJËVE”/ Ja segmentet ku kufizohet qarkullimi i automjeteve
Home
Breaking News

SOT 1 QERSHORI “FESTA E FËMIJËVE”/ Ja segmentet ku kufizohet qarkullimi i automjeteve

1 June, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Breaking News

Bashkia e Tiranës rikthen më 1 Qershor nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta që do të organizohen sot në 1 Qershor, si pjesë edhe e festimeve për Ditën e Fëmijëve, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit, shkruhet në njoftimin e Bashkisë.

Sipas planit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 08:00 deri në orën 17:00, si dhe në Sheshin “Nënë Tereza” nga data 01.06.2019 ora 00:00 deri në datën 02.06.2019 ora 00:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Ndërsa mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Wilson” , ura e Drejtorisë së Policisë.

Linja “Kristali”do të devijohet te sheshi “Ëilson” dhe St. Trenit.

Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse.

Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.

Linja “Megatek” dhe “Institut” devijohet te “Kafe Flora”

Linja “Qyteti Studenti”/’Jordan Misja” “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te rruga “Ismail Qemali”, “Gjon Pali II”, Blv, “Bajram Curri”, rrugës “Elbasanit”.

Linja” Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.

Linja “Materniteti Ri”do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”dhe kishës Ortodokse.

Linja “Sharra” do të devijohet te St. Trenit si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

Mbas orës 17:00 linjat ‘Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik”do të kthehen te BIV.”Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ SHBA, sulm me armë zjarri në Virxhinia, 12 persona të vdekur
Previous article KA HARXHUAR QIMET E KOKËS PËR TË/ Gjiko e jep jahtin super luksoz falas (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT