• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ Ngjizja e një aleance të fshehtë femërore, pas “Fronit të Shpatave”!
Home
Politikë

“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ Ngjizja e një aleance të fshehtë femërore, pas “Fronit të Shpatave”!

31 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ (Sezoni 3, Episodi 10)

Ngjizja e një aleance të fshehtë femërore, pas “Fronit të Shpatave”!

Nga ALFRED PEZA

Në klubin ekskluziv të 14 “Mjeshtrave” pranë “7 Mbretërve” të “Botës shqiptare në Ballkan”, vetëm dy prej tyre, ishin femra. Njëra kishte qenë dikur kandidate për kurorën e “Mbretit”, por u tërhoq shpejt përpara se ti bënte publike ambicjet e saj. Në një vend historikisht maskilist, nëse një ditë do ia dilte, vdekja e saj nuk do vinte nga shpata. Por, nga intriga dhe thashethemi, që kishte vrarë më shumë se baruti, ndër udhëheqësit më me bole të këtij vendi.
Ndërsa “Mjeshtrja” e dytë ishte ngritur në këtë lartësi, për merita shumë të veçanta. Ajo nuk dinte të luftonte me shpatë, por vetëm me pallë. Thuhej se njërin prej “5 Mbretërve” sfidantë nuk e zinte dot gjumi pa praninë e saj. Vetëm pasi ajo i përshpëriste në vesh dhe i tregonte siç dinte veç ajo, të rejat e fundit të ditës, atëherë “Mbreti” i dorëzohej pa kushte natës. Gërhitja e tij sipas një melodie të rrjedhshme, ishte sinjali që “Mjeshtrja” të rrëshkiste pa u ndjerë, drejt dhomës së saj.
Ato të dyja nuk e shihnin në sy njëra- tjetrën. Secila e urrente mjeshtërinë e tjetrës, pavarësisht se i shërbenin dy “Mbretërve” të ndryshëm. Me kalimin e viteve, gjithësesi ia kishin dalë që të krijonin një lloj raporti formal, për shkak të instiktit të mbijetesës. Më pas, kishin kuptuar se pavarësisht formës, në thelb ato ishin dy anët e së njëjtës medalje. Vetëm pas një natë ku provuan të luanin lojën e “Mbretërve”, “Mjeshtrja” e shpatës kuptoi se nëse do ishte në “Fron”, të njëjtën “Mjeshtre” do të kishte zgjedhur dhe ajo.
“Mbreti” im është një burrë i zgjuar. Por nuk ka as sa gjysma e zgjuarsisë që ai mendon se ka”,- e kishte thyer heshtjen e para “Mjeshtrja” e pallës, duke shfrytëzuar një frazë të “Game of Thrones”. Nëse do ma kishe thënë më parë, ia ktheu “Mjeshtrja” tjetër, pas kësaj do të kishe larë duart nga kjo botë. Sepse: “Çdo frymëmarrje që ti bëje në prezencën time… më acaronte”,- ia ktheu edhe ajo, një frazë nga seriali i famshëm.
Pasi u panë në një mënyrë që veç femrat mund të arrijnë të kuptohen me njëra tjetrën, për herë të parë në jetën e saj, “Mjeshtrja” e pallës u ndje çuditërisht aq e afërt, sa as vetë nuk e kuptoi sesi nisi që ti hapej. Derisa tregoi me detaje shkakun se përse ishte ftohur aq shumë kohët e fundit, me “Mbretin” e saj, në kulmin e përgatitje për “Luftën e Madhe”. Dimri po vinte. Në vend që të bëhej ai burrë që publiku e dinte se ishte, “Mbreti” i saj po bëhej gjithnëj e më i dobët brenda mureve të “Kështjellës”.
Ndaj në një moment kur ai kishte nisur që të lutej, “Mjeshtrja” e kishte kuptuar për herë të parë në jetën e saj, se po punonte për “Mbretin” e gabuar. Ndaj iu errën sytë aq shumë sa kishte shpërthyer, pa menduar për atë që do të ndodhte më pas: “Oh, mbylle gojën idiot. Ti i lutesh Zotave të kenë mëshirë për të gjithë ne? Ata nuk kanë mëshirë. Prandaj janë Zota. Babai im ma tha këtë kur më pa duke u lutur. Sapo më kishte vdekur mamaja. Nuk e kuptoja qartë konceptin e vdekjes. Mendoja se po të lutesha shumë, Zotat do e sillnin atë tek unë. Isha vetëm katër vjeç”.
“Mjeshtrja” e shpatës u ligshtua dhe ia afroi kokën prej kukulle, mbi supin e saj dhe duke ia përkëdhelur lehtë flokët, e i pëshpëriti: “Në këtë vend e në këtë kohë, askush nuk do tia dijë se çfarë të ka thënë yt atë, njëherë e një kohë.” Në Mbretërinë tone gjithçka rrjedh ndryshe. E djeshmja është një shekull larg. E sotmja është dje. E nesërmja, do të thotë: kurrë.
Po ti, a ke frikë nga “Lufta e Madhe”?,- e largoi kokën natyrshëm “Mjeshtrja” e pallës, duke e parë në sy, sikur donte ta vijonte prekjen, me shikim. “Mbreti” im është ndryshe. Sa do doja që të ishte në moshën e “Mbretit” tënd. Do ta mbante peng, edhe 30 vjet të tjera, “Mbretërinë shqiptare të Perëndimit”. Ai të fut frikën. E adhuroj. Tek ai shoh veten në versionin mashkullor. “E vetmja mënyrë që ti mbash njerëzit e tu besnikë, është të jesh i sigurtë që ata të kanë më shumë frikë ty, se armikun”,- është filozofia e tij. Ndaj shumica e njerëzve bëhen me të. Ai të vret për “Fronin e Shpatave”. Edi Rama, jo.
E kam vënë re, tha “Mjeshtrja” e pallës. Ndaj “askush nuk largohet dot nga ai”. Përfshi dhe “Mbretin” tim,- dhe iu afrua ngadalë “Mjeshtres” së shpatës duke e puthur lehtë. Fare lehtë, në buzë…
“Mbreti” im, e kupton se po i vjen fundi. Gjunjët po e lënë. Por kjo nuk e pengon, që të ketë llapën… Mbushem kur e dëgjoj të thotë: “Unë nuk do e ndaloj rrotën. Do e thyej atë. Çfarëdolloj gjëje që do të qëndrojë para rrugës sonë, ne do e mundim”.
Për herë të parë, kufiri mes dy “Mjeshtreve” u shua. Derisa u bënë dalëngadalë, një siluetë e vetme…

FUNDI I SEZONIT TË TRETË

Kaq edhe për sonte…
Ju çoj të fala të gjithëve!

E PREMTE, 31 MAJ 2019
(Vijon nga 1 maj)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË FINALES CHAMPIONS/ Milito bën parashikimin: Ky do të jetë rezultati dhe ekipi fitues (FOTO)
Previous article ME BASHKËSHORTEN DHE LOPËN NË SHTËPI/ Banori: Shyqyr që nuk kanë ardhur të më marrin gruan

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT