Çfarë sigurie jepni ju për zgjedhjet e 30 qershorit”, pyeti analisti Lutfi Dervishi kryeministrin Edi Rama dhe ky i fundit gjeti vend të kërcënonte sërish ata që do të tentojnë të prishin procesin zgjedhor me burg.
Ndër të tjera, shefi i qeverisë theksoi se do t’u ndalohet hyrja në SHBA e BE atyre që kryejnë krime zgjedhore.
“Ata mund të jenë në gjendje të marrin më qafë njerëz ta caktuar, që të tërhequr prej tyre mund të shkojnë t’i bien murit me kokë dhe të bëhen subjekt i ligjit për krimin zgjedhor që është shumë i ashpër, për të vendosur një rend të fort në zgjedhje. Dhe marrin përsipër të mos shkelin më në SHBA e BE si kriminelë zgjedhjesh”, tha Rama.


