“SHBA dhe BE nuk do të ishin kaq në mbështetje të reformës në drejtësi, të cilën vetë Ministri Gjerman i Shtetit, e quan histori unike suksesi në transformimin e një sistemi të kalbur, nëse deri tani nuk do të kishte sukses. Reforma është e paprecedentë. Është një reformë që vendos themelet e Shqipërisë së gjeneratës tjetër”.
Kështu u përgjigj Kryeminsitri Rama kur u pyet mbi deklarimet e krerëve të opozitës se reforma në drejtësi ka dështuar. Sipas Ramës, liderët e opozitës nuk e kanë fshehur kurrë që janë kundër reformës, e nuk kanë ndaluar së bëri propagandë balte në gjithë procesin.
“Nëse SHBA do të kishin këtë perceptim, të jeni të sigurtë që nuk do të ishin kaq mbështetës për gjithcka është bërë dhe nuk do të ishin kaq të zëshëm kur flasin për arrtije në fushën e reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar”, shtoi kreu i qeverisë.
Për të gjitha këto që janë arritur, tha Rama, Shqipëria ka marrë rekomandimin pa kushte nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave.


